MENU
klinika

Analiza

Censusi, mpakja dhe plakja

14.12.2023 - 18:04

Procesi e Censit të popullsisë dhe Banesave të këtij viti në Shqipëri sipas përvojës personale ka qënë korrekt, ndonëse jo i lehtë për t’u realizuar. E vlerësoj kështu, se nga përvoja ime konkrete gjatë pyetjeve përgjigjeve me regjistruesin e INSTAT, gjithçka kaloj normalisht. Por ndërkohë ky proces nuk mundi të realizohej tek komshia, se ajo ishte jashtë shtetit. Me t’u kthyer ajo u njoh me telefonin që ishte lënë në dispozicion për Censin. Po kjo është vetëm njëra anë e medaljes, apo me saktë vetëm një pjesë e vogël e këtij procesi.

Ndërsa Censi për vendin tonë është shndërruar në një çështje vitale kombëtare dhe rënia e popullsisë në vendin tonë ka filluar nga viti 1991, kjo rënie nuk i ka shpëtuar luftës dhe akuzave politike, duke shmangur vëmendjen ndaj masave e politikave adekuate që burojnë nga vete ecuria e dukurive demografike e që janë shfaqur e po shfaqen si në asnjë vend tjetër. Nga vendi me rritjet më të lartë të popullsisë jo vetëm në Europë por edhe në botë, gjatë viteve të monizmit kur për 45 vjet popullsia gati u trefishua, gjatë ekonomisë së tregut popullsia po ulet kreshendo, si rrjedhojë e emigracionit epidemik nga më të lartit në botë, por edhe si rrjedhojë e rënies galoponte të koeficientit të fertitiletit duke shkuar drejt niveleve më të ulta në Europë dhe në botë. Megjithatë në vitin 2011, zyrtarisht është thënëse “Të rinjtë largohen dhe vetëm largohen. 1/3 e kombit në 10 vite nuk është më në Shqipëri…”

Në këto kushte krahas realizimit të një procesi të rregullt, të saktë e të besueshëm të Censit të këtij viti, merr një rëndësi të posaçme përpunimi e publikimi i plotë e i besueshëm i të dhënave të përftuara. Por kjo nga ana e vet nuk përjashton por sidomos në kushtet tani jemi në kohën e Chat GPT, kur Censi u realizua me metoda elektronike dhe jo manuale si paraardhësit, jo pa interes është shpallja e rezultateve paraprake të treguesve më kryesorë të popullsisë së Shqipërisë, që dolën nga ky proces. Rezultatet paraprake të Censusit të 2011, u prezantuan brenda dhjetorit të atij viti. Edhe ky aspekt mendoj se është mjaft i rëndësishëm.

***

Arsyeja është e thjeshtë, njeriu ka qenë jo vetëm në sistemin që lamë pas, por dhe aktualisht mbetet kapitali me çmuar, si në aspektin individual familjar shoqëror në shkallë vendi dhe ekonomie. Premisë e parë e jetës shoqërore, janë njerëzit, popullsia. Njohja numri i saktë i popullsisë banuese, para së gjithash e mbi të gjitha, krahas elementëve te tjerë të censit, si banesa e të dhëna të tjera, janë të një rëndësie vitale për jetën tonë dhe zhvillimin ekonomiko shoqëror të vendit. Kjo aq më tepër në kushtet e emigracionit masiv në vendin tonë që ka marë trajtën e një epidemie.

Por rëndësia e tij është më e madhe për faktin se Censi i popullsisë dhe banesave dhe mbi këtë bazë projeksionet e popullsisë, pavarësisht nga ky rol i rëndësishëm nuk ka marrë realisht përkujdesin e duhur.

Për këtë flasin disa argumente.

Së pari. Le t’i hidhet një sy Censusit të vitit 2011. Sipas rezultati paraprak të shpallur të Censusit 2011 popullsia banuese në vendin tonë rezultoi 2 831741 banorë, dhe sipas shpalljes të rezultatit përfundimtar rezultoi 2800 138, (pjesëmarrës në Census) nga 3 069 275 që kishte Shqipëria sipas Censusit të vitit 2001. Pra popullsia e Shqipërisë ishte pakësuar me 269 137 banorë.

Kjo ka ndodhur në kushtet, kur megjithëse shtesa natyrore e popullsisë kishte rënë midis dy regjistrimeve të fundit të popullsisë jo pak por 19919 veta, ose nga 34192 veta që ishte ajo në 2001 në 14273 në vitin 2011, ajo ishte gjithsesi pozitive. Duke marrë në konsideratë edhe shtesën natyrore gjatë 10 viteve 2012-2011, emigracioni neto ka rezultuar rreth 440 mijë vetë gjatë kësaj dekade të dytë të tranzicionit,.

Një nga Ministrat e qeverisë së asaj kohe, Ministri i Inovacionit u shpreh se, “ky nuk është rezultat surprizë (rezultati i pjesëmarrësve në Census), për shkak edhe të emigrimit” …” realizimi me sukses i censusit ka qenë një ndër objektivat kryesorë të qeverisë, dhe se ajo ia arriti qëllimit” Megjithë këtë nivel të lartë të emigracionit neto, ky i fundit nuk mori në atë kohë, shqetësimin e duhur të mbarë shoqërisë, medias apo qoftë të mazhorancës.

Por ai nuk mori vëmendjen e duhur as nga vetë INSTAT. Për këtë flet fakti se në se rezultatet e mësipërme të Censusit 2011, që u mbyll në fund të Tetorit 2011 dhe u shpall në 21 Dhjetor 2011, dhe ndërkohë i referohesh publikimit nga ky institucion të popullsisë më 1 Janar, e më konkretisht në fillimin e atij viti 2011. Popullsia banuese paraqitet për atë moment ende sot 2907368 banorë dhe në fund të tij ose më 1 Janar 2012 2 903 008 banorë.

Pra ndonse sipas Censusit në fund të Tetorit popullsia rezultoi 2 831 741 banorë, vetëm pas dy muaj ajo paraqitet shumë më tepër. Kushdo mund të shohë se.ka një diferencë të madhe, që është një nonsen midis rezultatet të matjes të popullsisë nëpërmjet Censusit nga INSTAT dhe publikimit të popullsisë më 1 Janar 2012 që është vlerësim nga ky institucion.

Madje edhe më 1 Janar 2021, sipas këtij institucioni popullsia rezultoi 2 829741 banorë dhe 10 vjet pas rregjistrimit të 2011?! Pra razultatet e Censusit 2011 nuk janë mbajtur parasysh as nga vetë institucioni që e ka realizuar atë!? Kjo është sfida kryesore profesionale, e Censit aktual dhe besueshmërisë së tij por dhe shpalljes të rezultateve paraprake të tij.

Së dyti Në se i hedh qoftë një sy të shpejtë projeksioneve të popullsisë të publikuar aktualisht në faqen e internetit të INSTAT në të gjen vetëm projeksionet e popullsisë gjithsej sipas, skenari i rritjes së ulët të mesëm dhe të lartë, por vetëm nga viti 2019 deri në vitin 2031. Por në të nuk i gjen projeksionet që janë kryer nga ky institucion për periudhën 2001-2021 apo 2011-2021-2031, për ti krahasuar kushdo, jo vetëm profesionistët, se si kanë qënë dhe janë projeksionet e 2001-2021 dhe cilat janë rezultatet e Censit? Pra mund të thuhet se ashtu si në librin e Xhorxh Oruellit 1984, projeksionet retushohen, në vend që ato të publikohen e të gjenden lehtësisht nga qytetarët dhe nga to të nxirren mësimet e nevojshme për një regjistrim sa më të saktë objektiv por dhe një metodë sa me adekuate shkencore për të monitoruan ecurinë e popullsisë midis dy Censeve…Pa një matje të saktë e të besueshme të popullsisë zor se mund të bëhen politikat adekuate për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Kjo nuk mund të mos jetë pa pasoja

Pasojat mendoj se janë të qarta për atë që ka sy e veshë, e njëkohësisht do të shohë e dëgjojë. Natyrisht nuk është e njëjta gjë për atë që s’do as të shohë as të dëgjojë.

Pa ditur se ku je nuk mund të dish se ku do te shkosh e si do të shkosh. Prandaj njerzit kanë shpikur busullën për tu orientuar. Ditën kur ndërrohet ora,zakonisht ka parregullsi rrëmujë e pse jo kaos, në aeroporte. Kjo ndodh edhe kur ka të dhëna të pasakta, të paplota nga Censi. Si e nënvizova më lart Pa një matje të saktë e të besueshme të popullsisë zor se mund të bëhen politikat adekuate e në kohë për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Përvoja e censusit të 2011, dëshmon se rëndësi kanë jo vetëm të dhënat e sakta e të plota, por dhe në se i lexon ato drejt, e jo nga interesa të ngushta apo me syze të politizuara.

Ndërkohë përvoja e vendit tonë tregon se pavarësisht nga të të dhënat e sakta demografike, roli i këtij faktori dhe pasojat e tij jo gjithmonë janë vlerësuar sipas efekteve konkrete të tyre. Si dihet në monizëm popullsia e vendit tonë nga 1122 mijë banorë në Shtator 145 arriti 3286.5 mijë në fund të vitit 1990 Pra popullsia gati u trefishua për 45 vjet. Efektet e pasojat negative, të kësaj dukuri nuk kanë marrë ende vëmendjen e duhur duke ia veshur gjithçka e vetëm rendit të kaluar ekonomiko -shoqëror

Personalisht kam ende të freskët kur aty nga vitit 1981, një mik që kish dëgjuar Zërin e Amerikës, i kish bërë përshtypje se sipas CIA-s në fund të viteve 80-të Shqipëria nga një vend vetëprodhues do të detyrohej importonte drithë për bukë. Kjo pavarësisht se në dekadën paraardhëse 1971-1980 ritmi mesatar vjetor i rritjes së popullsisë kishte rënë në 2.3 përqind në vit nga 2.9 që kish qënë ai gjatë dekadës 1951-1960.

Megjithatë në kushtet e ezaurimit të alternativës të hapjes së tokave të reja dhe vështirësive që ishin krijuar në ekonomi pas ndërprerjes së ndihmës nga Republika Popullore e Kinës qoftë edhe ky ritëm në rritje jo i vogël rritje i popullsisë do impononte që disa vjet pas shpalljes së prodhimit të bukës në vend në fund të viteve 80-të , Shqipëria te kthehej u rikthye në një vend importues të drithit. Por uragani i dukurive demografike ishte dhe është shumë më i fortë se kaq.

Në vitin 1988 nga institucione studimore të kohës është kryer studimi “Probleme social -ekonomike të zhvillimit demografik të vendit” Në të parashikohej ecuria e popullsisë së vendit jo vetëm në tërësi por dhe për çdo rreth, se sa pritej të ishte ajo dhe burimet e punës, në vitin 1990, 1995, 2000. Por ndërkohë të dhënat e treguesve të përdorur ishin reale. Mjafton të kujtoj se sipas këtij studimi, konsumi i mishit peshë e therur në vitin 1986 ishte vetëm 8.6 kg për frymë, qumësht konsumohej 99.5 kg për frymë etj.

Popullsia në vitin 1990 pritej të arrinte 3280 mijë banorë, (në fakt në fund të vitit 1990 rezultoi 3286.5 mijë banorë), 3639 mijë banorë në vitin 1995 dhe 4000 mijë banorë në vitin 2000, nga të cilët 1376 mijë në qytet dhe 2624 mijë në fshat. Ai bëri evidente se përballimi i nevojave për punësim, strehim, ushqim, arsimim, shëndetësi, pensione kërkonte që prodhimi shoqëror të rritej 2-3 herë më lart nga rritja e popullsisë, si dhe para 1975 (kur vendi merrte mbështetje dhe ndihme të huaj), çka po rezultonte e pamundur. Por atëherë, me sa dukej ishte vonë, flaka kishte marrë çatinë, dhe qoftë rritja e popullsisë mbi moshën e punës , pensioneve dhe shpenzimeve për to po ktheheshin dhe u kthyen në qerthull ndaj ritmeve të rritjes ekonomike, reduktimit të akumulimit deri në falimentimin e buxhetit dhe ekonomisë. Në këto kushte dhe sidomos pas studimit të minimumit jetik, ku më se 28% e punonjësve në qytet ishin nën minimumin jetik pa bërë fjalë për fshatarësinë kooperativiste, nuk rezultoi herezi që udhëheqja e asaj kohe të pranonte dhe të hapte dritën jeshile për mekanizmin e ri ekonomik, e më tej për ekonominë e tregut dhe pluralizmin politik. Pra rëndësi jo të vogël ka ndërhyrja e duhur në kohë mbi bazën e të dhënave demografike

Uragani demografik nuk mund të zgjidhej lehtë vetëm apo thjesht me kalimin nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut, me emigracionin.

Për këtë (uraganin demografik) flet edhe përvoja e vendeve të zhvilluara si Japonia, Italia të cilat janë vende me popullsinë nga më të plakurat në botë, dhe kjo ka ndikuar në uljen e dukshme të ritmeve te rritjes ekonomike të tyre në dekadat e fundit. Por ndërkohë nuk mund të mos të bëjë përshtypje se tërheqja e vëmendjes të Ministres së Jashtme të Gjermanisë por dhe përfaqësuesve të tjerë të këtij shteti, se Shqipëria po shndërrohet në një vend pensionistësh është anashkaluar apo nuk ka gjetur jehonën e duhur

Pavarësisht efekteve pozitive që pati fillimisht emigracioni sidomos për reduktimin e papunësinë, sigurimin e remitancave etj, që në vitin 1994, u shfaqën dukshëm deformimet të ndryshme social- ekonomike. Në kushtet kur numri i pensionistëve edhe si rezultat i reformave ekonomike të shockut pa terapi u rrit me shpejtësi duke arritur në 473294 veta, ndërsa ai i kontribuesve u reduktua ndjeshëm në 480435 vetë,(nga 1milion e 430 mijë vetë në vitin 1990) numri mesatar i kontribuesve ndaj numri mesatar i pensioneve gjithsej rezultoi vetëm 1.015(një pikë e pesëmbëdhjete të mijatat) , kur edhe në vitin 2022 rezultoi diçka më shumë 1.17. (një pikë e shtatëmbëdhjetë të qintat) Ekonomia është si koha: atë që e humbet zor se e rikuperon nesër!

Ndryshimet demografike aktualisht karakterizohen a) nga rënia e vazhdueshme e popullsisë si rrjedhojë jo vetëm e emigracionit të konsiderueshëm por dhe se shtesa natyrore e popullsisë është reduktuar rreth zeros dhe më tej pritet të jetë negative, b) nga rritja e vazhdueshme e popullsisë mbi moshën e punës, që dalin në pension me rreth 3 % në vit dhe kur c) popullsia në moshë pune ka filluar të bjerë vazhdimisht, sipas INSTAT. Por sipas Anketës tremujore të Forcave të Punës kjo është reflektuar dukshëm kryesisht apo vetëm në pakësimin e popullsisë inaktive që me sa duket ka kaluar në popullsisë aktive dhe megjithë emigracionin kjo nuk është reflektuar deri tani, në numurin e forcave të punës që sipas kësaj evidence edhe në vitet e fundit vazhdon të rritet. Por herët a vonë kjo (pakësimi i popullsisë në moshën e punës) ka për ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e fuqisë punëtore ecila pritet të intensifikohet sidomos në periudha afatmesme dhe afatgjata, në përkeqësimin e deficit të sigurimeve shoqërore etj. Në këto kushte matja dhe evidentimi i saktë e popullsisë banuese në vendin tonë dhe reflektimi i duhur ndaj tyre, mer një rëndësi të vecantë për të ndërmarë masat më adekuate për të minimizuar sado pak pasojat negative të ecurisë të dukurive demografike edhe në vendin tone. Shpalla e rezultateve paraprake brenda këtij muaji është vetëm hapi i parë për vlerësimin dhe marrjen e politikave adekuate. /Koço Broka

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!