MENU
klinika

“Tentova të ndaloj, por më drejtoi armën në gjoks dhe…”

Dëshmia e policit që shoqëroi Sokol Mjacajn në dhomën e ajrimit

19.12.2023 - 20:09

Ilir Balla, polici shërbimi në burgun e Peqinit ka qenë ai që ka shoqëruar Sokol Mjacajn ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, ku u vra Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja.

Në dëshminë e tij para prokurorëve ai ka treguar me detaje të gjitha lëvizjet e Mjacajt, deri në momentin që ai kreu krimin.

Sipas tij, Mjacaj takoi në katin e dytë të dënuarin Ilir Çekrezi, i cili i tha Mjacajt se të ka dalë emri për në regjimin 41 BIS.

Më pas sipas policit, Mjacaj ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambienteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, menjëherë pas këtij momenti, Balla thotë se ka dëgjuar 3 krisma arme.

“Sokol Mjaca e thërrasin nga kati 2 (dyte) i sektorit që të ngjitej lartë, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kollona e sektorit 1 (një) në katin e 2 (dytë) dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezi dhe ky në të njëjtin sektor.

Ai i tha Sokolit që të ka dal emri për në 41BIS, pasi folën disa sekonda më njëri tjetrin, Sokoli më tha do zbres të marr një kafe te makineta e cila ndodhet në fushën e ajrimit.

Gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambienteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, menjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar 3 (tre) krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova cfarë ndodhi por vura re shtetasin Sokol Mjaca me armë në dorë të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks dukë më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, dhe menjëherë u nis te dera e ajrimit e cila të nxjer te guzhina dhe ju drejtua me armë kolegut Indrit Dubali duke i thënë “hap derën se të vrava”.

Ai e hapi derën dhe nën kërcënimin e armës Sokoli e mori me vete në drejtim të guzhinës, unë menjëherë kam njoftuar të gjitha njësitë si grupin e gatshëm, oficerin e rojes etj, që i dënuari Sokol Mjaca ka armë në dorë. Më pas nuk e di çfarë ndodhi sepse së bashku me kolegët e tjerë u morëm për mbylljen e ajrimit duke i sistemuar të burgosurit nëpër sektor por më vonë kam mësuar se Sokoli kishte plagosur shtetasit Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi, ky i fundit mbetur i vdekur ndërsa Indriti është transportuar me urgjencë në Spital. Arbeni qëndronte vetëm në dhomën numër 10, në katin e parë të sektorit 2 (dy) e cila është ngjitur më dhomën e Indritit dhe Ilirit”, tha polici ne deshmin e tij.

Dëshmia e plotë e Ilir Ballës

Jam me banim në adresën e mësipërme dhe mbaj gjeneralitetet që ju deklarova. Prej vitit 2003 punoj në IEVP Peqin, dhe që nga viti 2005 dhe der në këtë moment kam mbajtur detyrën si punonjës i rolit bazë në ambjentet e ajrimit të godinës B. Sot rreth orës 07:30 kam shkuar në punë si zakonisht dhe në orën 08:00 kam mar turnin i cili zgjat der në orën 14:00 që është edhe orari i ajrimit për të burgosurit të cilët dalin në ajrim me radhe sipas grafikut dhe për cdo sektor orari i ajrosjes zgjat 2 (dy) orë. Të burgosurit para se të qëndrojnë në ajrim, dalin nga dhomat e tyre dhe nga kollona e sektorit der në ambjentet e ajrimit shoqërohen nga punonjësit e ajrimit, të cilët cdo turn janë dy punonjës dhe sot në këtë turn isha unë së bashku me Indrit Dubalin. Në orën 12:00 der në 14:00 ka qënë orari i ajrosjes së sektorit 1 (një) në të cilin qëndronte edhe shtetasi Sokol Mjaca, konkretisht në katin e dytë të këtij sektori, ndërsa numrin e dhomës nuk e mbaj mend pasi kishte më pak se një javë qe kishte ardhur në këtë sektor nga sektori 5 ose 6 të cilët u kthyen në sektor 41BIS (izolim) dhe si pasojë të gjithë të dënuarit e sektorëve 5 dhe 6 u sistemuan nëpër godina të ndryshme.

Gjatë orarit të ajrosjes të dënuarit kan të drejtë të shkojnë në takime, të kryejnë nevojat personale etj. Rreth orës 13:40 shtetasin Sokol Mjaca e thërrasin nga kati 2 (dyte) i sektorit që të ngjitej lartë, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kollona e sektorit 1 (një) në katin e 2 (dytë) dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezi dhe ky në të njëjtin sektor i cili i tha Sokolit që të ka dal emri për në 41BIS, pasi folën disa sekonda më njëri tjetrin, Sokoli më tha do zbres të marr një kafe te makineta e cila ndodhet në fushën e ajrimit, dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambienteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, menjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar 3 (tre) krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova cfarë ndodhi por vura rë shtetasin Sokol Mjaca me armë në dorë të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks dukë më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, dhe menjëherë u nis te dera e ajrimit e cila të nxjer te guzhina dhe ju drejtua me armë kolegut Indrit Dubali duke i thënë “hap derën se të vrava” i cili e hapi derën dhe nën kërcënimin e armës Sokoli e mori me vete në drejtim të guzhinës, unë mënjëherë kam njoftuar të gjitha njësitë si grupin e gatshëm, oficerin e rojes etj, që i dënuari Sokol Mjaca ka armë në dorë.

Më pas nuk e di cfare ndodhi sepse së bashku me kolegët e tjerë u morëm për mbylljen e ajrimit duke i sistemuar të burgosurit nëpër sektor por më vonë kam mësuar se Sokoli kishte plagosur shtetasit Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi, ky i fundit mbetur i vdekur ndërsa Indriti është transportuar me urgjencë në Spital. Arbeni qëndronte vetëm në dhomën numër 10, në katin e parë të sektorit 2 (dy) e cila është ngjitur më dhomën e Indritit dhe Ilirit. Ndërsa se si u gjend Arbeni në dhomën e tyre nuk e di nëse ndodhej aty apo e thërriti ndonjë përson. Nuk kam dijeni që të kenë patur ndonjë problem, madje Sokoli shkonte me Indrit Shaqen pasi kishin qën në një sektor më parë. Nuk e di se kush e thirri por kemi dëgjuar vetëm zërin, dhe më pas me kërkesë të Sokolit e kam shoqëruar që të ngjitej në katin e dytë. Nuk kam asnjë dijeni se ku e gjeti Sokoli armën. Normalisht kryhet një kontroll fizik me dorë, i cili në mungesë të grupit të sigurisë kontrollohen nga punonjësit e ajrimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja me 1 viktimë në burgun e Peqinit

Vrau çiftin e turistëve, mediat çeke shkruajnë për Sokol Mjacajn

Brenda ‘kafazit’ dhe nën masa të forta sigurie

Publikohet fotoja e Sokol Mjacajt në gjykatë

Autori i ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit

U vetëprangos brenda qelisë, zbulohen detaje si u neutralizua Sokol Mjacaj


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!