MENU
klinika

‘200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit’

Indrit Shaqja rrëfen si e kreu vrasjen Sokol Mjacaj: Ai ishte paralajmëruar me një letër

19.12.2023 - 13:28

Është zbardhur dëshmia e Indrit Shaqes, personit që mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Në dosjen e publikuar nga mediat, Shaqja ka rrëfyer për prokurorët se si Sokol Mjacaj e vrau Arben Lleshin.

Ai thotë po ashtu se ka gjetur letra, ku premtohej se për vrasjen e Lleshit, do paguheshin 200 mijë euro.

DËSHMIA E PLOTË:

Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.

Polici i kolonës ka thërritur dhe i ka thënën ‘Indrit të kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit’.

Ka dalë dhe është afruar se ‘kush më kërkon’ dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili ka thënë se ‘O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka, ku është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin, e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka.

Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes, shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë.

Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin.

Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë.

Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vetë dhe ndoqi me vrap Sokolin.

Kur ka dalë për në ajrim jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim.

E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte ç’po ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vras dhe ty.

Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.

Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet, i kanë thënë se nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet, letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë, ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky i dënuar.

Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se iu kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.

Si ndodhi vrasja në burgun e Peqinit?

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi Lleshi.

Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.

I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!