MENU
klinika

Çfarë kërkojnë deputetët demokratë?

PD, në protestë ditën që mblidhet Këshilli i Mandateve!

15.12.2023 - 11:11

Më datë 18 dhjetor, në ditën e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, PD e Sali Berishës do të dalë në protestë. Ky vendim u mor pas mbledhjes së Kryesisë. Protesta do të zhvillohet rreth orës 12:00.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve është parashikuar të diskutohet lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit si deputet të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është person nën hetim sa i takon aferës së ish-klubit “Partizani”. Fillimisht ndaj kryedemokratit u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërsa tanimë SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”.

Të hënën e ardhshme, Berisha duhet të paraqitet në SPAK në orën 10:00. Deputetë të Partisë Demokratike i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese pezullimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme për rastin e deputetit Sali Berisha. Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se është përgjegjës që sot Brukseli nuk hapi negociatat për kapitujt themelorë. Gjatë një konference me gazetarët Berisha theksoi se nuk është vetëm Greqia që bllokoi rrugën e Shqipërisë në procesin e integrimit, por sjellja e qeverisë “Rama” përbën shkakun themelor, që Këshilli Europian nuk vendosi zhvillimin e konferencës së dytë ndërqeveritare.

“Këshilli i Ministrave të BE, refuzoi të hapë negociatat për kapitullin e parë, të japë dritën jeshile sepse Edi Rama në vend të dialogut dhe zgjidhjes me dialog të problematikave të mëdha, ka zgjedhur puçin e shtetit brenda shtetit, bllokimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta”, – tha Berisha.

Lideri i opozitës sqaroi edhe mungesën e djalit të tij, Shkëlzen Berishës, sot në gjykatë ku ishte thirrur për çështjen “Gërdeci”. “Ka një njoftim që ka bërë Shkëlzen Berisha, në të cilin ai ka sqaruar se nuk është njoftuar se ai të dy adresat, atë fizike dhe atë elektronike nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SKAP. Po ta marrësh për serioz një organ që funksionon në parimet e vjetra të policisë sekrete, funksionon si grupe kriminale të strukturuara, nuk duhet marrë seriozisht”, – theksoi Berisha.

Pas komunikimit me gazetarët, lideri historik i demokratëve mblodhi kryesinë ku diskutoi aksionin e mosbindjes civile. “Në këtë vend, i gjithë pushteti është në duart e një njeriu. Ju garantoj se është më shumë se çka qenë në vitet e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri. detyra jonë është të organizojmë, të nxisim frymën e mosbindjes civile. Në akte të vogla, në akte të mëdha, por të bindur se vetëm mosbindja civile do mund të shpëtojë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga kjo diktaturë, e cila bazohet kryekëput në mashtrimin, por dhe në dhunën, në terrorin ndaj opozitës, ndaj mediave, ndaj shoqërisë civile, ndaj faktorëve kryesorë të një demokracie.”, theksoi Berisha.

Sipas tij Edi Rama për interesa personale ka përkeqësuar gjendjen ekonomike të vendit dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit.

“E vërteta është se në deklaratën e liderëve të BE, çështja më kryesore, apo numër 1, që pengoi hapjen de facto të negociatave me Shqipërinë, është mungesa e dialogut për shkak kjo të qëndrimeve dhe veprimeve të Edi Ramës, grusht shteti brenda shtetit, duke marrë të gjitha kompetencat e parlamentit”, deklaroi ai.

Berisha theksoi se PD do paraqesë kërkesën për dorëzimin e mandatit të kryeministrit Edi Rama. Berisha garantoi se beteja do të jetë pa kthim, ndërsa u shpreh se mosbindja civile do të vazhdojë. Berisha theksoi se çdo demokrat do të përballet me këtë regjim, që siç tha ai po diskreditohet çdo ditë e më shumë.

“Kjo është mbledhja e para e PD pas kuvendit të partisë ku ne votuam një rezolutë si program pune për PD, si detyrim programor i kryesisë dhe këshillit kombëtar, anëtarësisë në qëndrimet, përpjekjet tona në përballjen tonë me këtë regjim, i cili de fakto po diskreditohet çdo ditë e më shumë, por nga ana tjetër po bën çdo përpjekje për tu mbajtur në pushtet me çdo kusht. Rezolutën që miratuam në kuvend, përcakton shumë qartë të gjitha qëndrimet që ne duhet të përmbajmë për të përmbushur misionin tonë, të vështirë, por jetik për fatin e Shqipërisë të demokracisë shqiptare. Javën e ardhshme parlamentit pritet t’i japë prokurorisë autorizim për t’i hequr lirinë, liderit të opozitës Sali Berisha. Dhe ende është e paqartë si do të drejtojë demokratët Sali Berisha nëse gjykata vendos për të arrest shtëpie apo edhe arrest me burg.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!