MENU
klinika

Brenda ‘kafazit’ dhe nën masa të forta sigurie

Publikohet fotoja e Sokol Mjacajt në gjykatë

19.12.2023 - 12:58

Ai ka nuk ka dashur që të filmohet. Ndërkohë në gjykatë ka prani të shtuar të forcave policore, të cilat kanë rrethuar edhe kafazin ku ndodhet Mjacaj.

Janë publikuar pamjet brenda sallës së gjyqit ku po zhvillohet seanca për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit.

Në foto shihet edhe autorit i vrasjes së Arben Lleshit brenda kafazit të qelqtë të gjykatës.

Ai ka nuk ka dashur që të filmohet. Ndërkohë në gjykatë ka prani të shtuar të forcave policore, të cilat kanë rrethuar edhe kafazin ku ndodhet Mjacaj.

Përveç autorit direkt të ngjarjes Sokol Mjacaj, prokuroria ka kërkuar burg edhe për ish-drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefin e regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça si dhe 10 punonjës mes tyre edhe ish shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali. Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e sigurisë në burg, që nga moskryerja e kontrolleve ndaj të dënuarit Mjacaj, i cili lëvizte prej të paktën 20 ditësh me armë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.