MENU
klinika

Përplasja me 1 viktimë në burgun e Peqinit

Vrau çiftin e turistëve, mediat çeke shkruajnë për Sokol Mjacajn

15.12.2023 - 23:00

Mediat çeke i kanë kushtuar vëmendje ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku u ekzekutua një i dënuar dhe u plagos një tjetër.

Kjo për shkak se autori i krimit është Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Mjacaj i armatosur me kallashnikov ndaloi çiftin e turistëve Michal Svatoš dhe Anna Kosinova në fshatin Prekalë të Shkodrës, në një tentativë grabitjeje që përfundoi me ekzekutimin e të dyve.

“Shqiptari Sokol Mjacaj, i cili vrau dy turistë çekë në veri të vendit ballkanik në vitin 2015, qëlloi shokun e tij të burgosur dhe plagosi një tjetër ndërsa ishte në burg. Mjacaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e çiftit çek”, shkruajnë gazetat çeke.

Vrau çiftin e turistëve, mediat çeke shkruajnë për

Kujtojmë se Mjacaj pasi ka vrarë Arben Lleshin dhe plagosur Indrit Shaqjan, nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Ai mbajti peng stafin e burgut për rreth 1 orë nën kërcënimin e armës.

Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rezistencës, autori është dorëzuar ndërsa ngjarja është duke u hetuar nga policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!