22.01.2024 - 13:27
Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Interit, Kristjan Asllani, ka treguar se ëndrra e tij më e madhe për monetin është të mundë Italinë në kampionatin europian me Shqipërinë. 21-vjeçari ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të Seria A, ndërsa kur është pyetur për ëndrrën e tij më të madhe, konkretisht duke buzëqeshur është shprehur:
“Nuk do doja ta thoja këtë me zë, por ëndrra ime më e madhe për momentin është të fitoj kundër Italisë në kampionatin Europian”. Këtë përgjigjje Asllani e dha teksa bashkë me Interin përgatitet të luajë sonte finalen e Superkupës së Italisë kundër Napolit.