MENU
klinika

Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën

Gjykata greke rikthen në burg shqiptarin Fatmir Telallari

22.01.2024 - 16:49

Gjykata e Apelit në Greqi ka marrë vendimin që 50-vjeçari Fatmir Telallari i cili vrau kunatin e tij të kthehet në paraburgim. Ai u la pak ditë më parë nga gjykata në arrest shtëpie.
Deri më sot, 50-vjeçari qëndronte në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes Prokurorit dhe Hetuesit.

Kujtohet se 50-vjeçari ka vrarë me pushkë gjahu 33-vjeçarin, duke e qëlluar me pikë dhe menjëherë më pas është dorëzuar në polici.

Pak më parë ai kishte mësuar nga vajza e tij tashmë 18-vjeçare se vëllai 33-vjeçar i gruas së tij të dytë e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare dhe në periudhën e fundit po e shantazhonte. duke publikuar materiale video.

50-vjeçari mori vesh për abuzimin seksual që vajza e tij ka përjetuar që në moshën 9 vjeç nga vëllai i gruas së dytë Erjon Pelivani 33-vjeç dhe duke mos duruar këtë fakt, ai ka blerë një armë zjarri dhe e ka vrarë. I pajisur me armë zjarri, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. Ishte një plumb që i mori jetën në vend 33-vjeçarit Erjon Pelivani.

Një javë më parë shqiptari Fatmir Talellari u la i lirë me kusht. Hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50-vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje.

Histora e shantazhit ndaj 18-vjeçares

“Në moshën 9-vjeçare u ngacmova seksualisht për herë të parë nga… Ai është vëllai i njerkës. Ai më detyroi që të shtrihem para tij me pretekstin se po shihnim një film. Ai vendosi dorën rreth qafës sime dhe më pas e uli në kraharor. Teksa kalonte ai më prekte në vende të ndryshme. Më thoshte që të fle. Ai bënte sikur flinte, por përpiqej që të më prekte me dorën e tij. Deri në moshën 12-vjeçare, ai më preku në vende të ndryshme dhe bënte lëvizje me qëllim që të bëja edhe unë të njëjtën gjë. Ai më ushtroi presion dhe vazhdoi të më prekte në vende që s’duhet. Herë të tjera më hiqte bluzën dhe më prekte gjoksin. Çdo përpjekje që bëra për t’u larguar ishte e kotë”,- rrëfeu ajo sipas mediave greke.

“Fillova t’i them babait se dikush më ngacmoi që në moshën 9-vjeçare dhe se përdhunimi filloi në moshën 12-vjeçare. Unë shpërtheva në lot. Babai më përqafoi. Ai reagoi shumë gjakftohtë dhe më tha se do të jetë pranë meje. Më tha të gjeja guximin të shkoja te një avokat për ta denoncuar”- ka thënë vajza.

Në lidhje me shantazhet 18-vjeçarja tregon se i ka dhënë 1000 euro që të mos publikonte videot intime, me të cilat ai e kërcënonte. Videoja me të cilën 33-vjeçari shantazhonte të renë është 36 sekonda. Sipas 18-vjeçares, ai e ka filmuar kur ka qenë 13 ose 14 vjeç.

“Videoja ekziston. Unë e kam parë. Ai ma tregoi një vit më parë me foto dhe në nëntor kur u takuam për herë të fundit ai e dërgoi në celularin tim dhe e fshiu. Videoja është 36 sekonda e gjatë. Ai ndodhet në shtëpinë time në një dhomë nga Argalasti. Fytyra nuk i duket qartë, por tatoo-ja e tij është e dukshme. Unë isha në shtrat në gjendje të keqe. Ai erdhi mbi mua. Duhet të kem qenë 13 ose 14 vjeçe asokohe. Nuk e kam lejuar kurrë një gjë të tillë”, shprehet ajo.