MENU
klinika

Pistat e hetimit

Qëllohet me tre plumba shqiptari në Greqi, zbardhet emri

02.02.2024 - 12:06

Një shqiptar është plagosur në orët e para të mëngjesit në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos të Athinës. Sipas policisë viktima quhet Renis Fajzolli, i datëlindjes 1990.

Mësohet se ai ndodhej në një park ku do të takonte një person të panjohur për autoritet.

Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonte me ambulancë në zonë.

Ai u tha mjekëve se u qëllua me një pistoletë dhe se nuk i njihte autorët.

Fejzolli u dërgua në spitalin Gjenimatas të Athinës ku edhe iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave.

Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë.

Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9mm, ndërsa makina e tipit “Smart” të shqiptarit do i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Dritë mbi rrethanat e ngjarjes pritet të hedhë vetë Fejzolli sapo shëndeti i tij ta lejojë të flasë para hetuesve.

Zona në të cilën ndodhi ngjarja është arenë e përballjes mes bandave të gjobëvënësve të lokaleve të natës në Athinë. Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave.