Të bësh një udhëtim vetëm është një mundësi e mirë për të zbuluar veten dhe për t’u qetësuar pse jo! Është edhe një mënyrë e mirë për të njohur një vend të ri me lirinë dhe gjithë mundësinë për të ecur me ritmin tuaj dhe për të bërë pikërisht atë që doni në kohën dhe vendin që ju dëshironi.
Shumë gra kanë folur për fuqinë transformuese që ka të udhëtuarit vetëm. Ndërsa, filmi “Eat Pray Love” mund të ketë përcaktuar destinacione si Roma dhe Bali në hartë për udhëtaret vajza, ka shumë vende të tjera të mahnitshme për t’u zbuluar.
Ja një listë e lezetshme për ju që e këni ndarë mendjen që udhëtimin e radhës ta bëni vetëm!
#1 Sllovenia
Si një nga vendet fqinje në Europë, Sllovenia ka një pasuri natyrore, qytete të bukura dhe një mjedis të sigurt dhe mikpritës për gocat që udhëtojnë vetëm. Qyteti piktoresk Bled, alpet Julian dhe parku Kombëtar Triglav mund të jenë pjesë e përvojës suaj të pushimeve në këtë vend.
#2 Buenos Aires, Argjentinë
Ndoshta, nuk është opsioni i parë që ju vjen në mendje nëse doni të udhëtoni vetëm, por është një ide e shkëlqyer për një eksperiencë të re. Një qytet plot kulturë, me një pasuri varietetesh ushqimor dhe shumë i lehtë për t’u prekur në çdo cep me mjete të transportit publik apo makinë private.
#3 Seul, Koreja e Jugut
Ky vend është shumë i lehtë për t’u shijuar në çdo skaj të tijin, falë një sistemi të mirë të transportit publik dhe trenave që mund t’ju lidhin me qytete në të gjithë Korenë e Jugut. Nëse keni planifikuar një itinerar sipas pasioneve tuaja për SPA apo ushqim të mirë, ky është destinacioni që ju duhet.
#4 Dublin, Irlandë
Dublini mund të anashkalohet si ide për udhëtime vetëm, ndoshta sepse ka një klimë më të ftohtë dhe ka atraksione më pak të njohura në krahasim me Parisin, Barcelonën ose Romën. Por, ky vend është i përsosur për artin, arkitekturën dhe atraksionet kulturore.
#5 Tanzania
Tanzania është një vend fantastik për udhëtaret dhe sfida e ngjitjes në majën e Kilimanxharos është akoma më shumë. Turizmi është i organizuar mirë, është një vend miqësor dhe tepër mikpritës, dhe shumë i sigurt për udhëtarët gra.
#6 Bermuda
Miqësia dhe familjariteti i të gjithë atyre që jetojnë në këtë ishull ndihet në ajër dhe kjo ju krijon idenë sikur nuk jeni vetëm. Mënyra më e mirë për të eksploruar ishullin është me skuter. Pse të mos e provoni? Vendasit do të jenë aty për t’ju ndihmuar nëse do të keni nevojë.
#7 Kreta
Kreta është një destinacion i mrekullueshëm për gocat që udhëtojnë vetëm, sepse është mahnitëse, e sigurt, e lehtë për t’u arritur, ka vendas shumë miqësorë dhe çmime të pranueshme.
#8 Ekuadori
Nëse ju pëlqen ecja, Ekuadori ofron shumë mundësi. Shtigjet nëpër lugina dhe fshatra ekuadorianë janë shija e vërtetë e përvojës së një super pushimi, të veçantë dhe shumë sfidues.
#9 Laosi
Laosi, ky vend i Afrikës ka një atmosferë të qetë dhe paqësore, me një trashëgimi të pasur kulturore dhe peizazhe mahnitëse, duke përfshirë shumë ujëvara si atraksione turistike.