MENU
klinika

Zheji: Kjo është inteligjenca e kryeministrit

Investimi në Sazan/ Minxhozi: Rama ka një klimë të tijën

19.03.2024 - 23:06

Dhëndri i ish presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri, gjë që ka sjellë mjaft diskutime. Në një intervistë për Bloomberg, biznesmeni Jared Kushner deklaroi se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës.

Duke folur për këtë temë në emisionin “Real Story”, analistët Skënder Minxhozi dhe Artur Zheji deklaruan se ky projekt tregon inteligjencën e kryeministrit Edi Rama, pasi asnjë politikan tjetër nuk e ka pasur këtë akses më herët.

Sipas analistëve, edhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës plotëson një pjesë të pazëllit që tani papritmas të del shumë i orientuar në terren, në kohë dhe në hapësirë.

Minxhozi: “Rama ka një klimë të tijën, që unë nuk kujtoj një kryeministër tjetër që ta ketë patur. Madje unë nuk kujtoj as ndonjë tjetër politikan shqiptar që ta ketë pasur këtë lloj aksesi. Kjo mendoj unë është aspekti i padukshëm i një projekti që mendoj unë që vjen për të krijuar dhoma dhe për të bërë turizëm në ishujt tanë, por është shumë më tepër se kaq. Edhe aeroporti i Vlorës është një pjesë e pazëllit që tani papritmas të del shumë i orientuar në terren, në kohë dhe në hapësirë. Pra, ti kupton aty se një projekt i tillë që në pikëpamje ambientale, në aspektin ushtarak që ka pasur ishulli i Sazanit, në terma të tjerë të mos ishte kjo ndërmjetësi e Ramës, sot do të kishin një luftë mediat e Tiranës dhe opozita do të ishte me parzmore. Ndërkohë, opozita përpiqet të marrë një pjesë të vogël të kësaj lavdie. Pra, është kjo lloj qasje në politikën e jashtme që mua më tingëllon e çuditshme”.

Zheji: “Në cilin vend të botës mund të ndërtohet brenda tre vitesh një aeroport? U ndërtua aeroporti në Vlorë. Kush e vë gjithë shtetin në lëvizje? Që të bëhet një aeroport, të bëhet Sazani, pse? Sepse do bëhet e gjitha kjo për investimet e dhëndrit të Trumpit. Unë mendoj që është shumë e thjesht, që askush as ndonjë shqiptar, as francez dhe as italian nuk mund të dali dhe të thotë unë e kam armik presidentin. Pra, një vend i vogël çfarë duhet të bëjë? Duhet të përshtatet. Mendoj që kjo me pak fjalë është inteligjenca e Ramës. Unë nuk e dua Shqipërinë një vend që të dominojnë kamarierët dhe kuzhinierët”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!