MENU
klinika

Shifrat do t'ju befasojnë

Sa ndikon TikTok në rutinën e bukurisë?

06.03.2024 - 10:21

A keni blerë ndonjëherë produkte bukurie vetëm se ia keni parë dikujt në TikTok? Sipas të dhënave të fundit, 30% e perdoruesve të TikTok e gjejnë veten duke marrë informacione për bukurinë online. Pak më shumë, rreth 35% thonë se kanë zbuluar produkte të reja në TikTok dhe më shumë se 70% besojnë se TikTok-u ka ndryshuar mënyrën sesi po lëviz industria e bukurisë.

Duke marrë parasysh sa e lehtë është që të krijohet një trend viral në TikTok, siç kemi parë të ndodhë shpesh, është kuptuar rëndësia e tij për të shitur produkte. Markat më të njohura në botë, por edhe bizneset e reja, po përdorin imazhet e njohura online për të promovuar produkte dhe për të rritur blerjet. Vetë hashtag-u #tiktokmademebuyit (tiktok-u më bëri ta blej) ka mbi 6 milionë shikime. Shumica e videove rekomandojnë produkte ose kanë komente për to.

Pra, po është e vërtetë, rrjetet sociale, por veçanërisht TikTok po transforomojnë qasjen tonë ndaj së bukurës dhe trendeve të saj në çdo sens.