MENU
klinika

Komentoi lidhjen me boksierin

Sara i përgjigjet Stresit: Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë!

07.03.2024 - 08:36

Teksa zhvilloi një intervistë ditën e sotme, Sara Gjordeni ka komentuar dhe deklaratën e një prej artistëve që ka dhënë në lidhje me boksierin dhe për lidhjen me Bardhin.

Bëhet fjalë për Stresin dhe ja si i është përgjigjur Sara:

“Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.