MENU
klinika

“Mendje perverse”

Sara sqaron raportin me Meritonin pas përjashtimit nga BBV

06.03.2024 - 10:18

Sara Gjordeni u përjashtua përfundimisht nga loja e “Big Brother VIP 3”, pas aktit dhunues të saj ndaj Françeska Muratit.

Kujtojmë se gjithçka nisi pasi ish-Missi e ofendoi dhe Sara tentoi të futej në tualet teksa Françeska ndodhej aty që të shkonin në nominim së bashku, por përplasja mes tyre degradoi në konfrontim fizik.

Mbrëmjen e së martës, u mor vendimin për përjashtimin e Gjordenit nga gara dhe pasi iu njoftua vendimi, ajo vendosi të takonte vetëm partnerin, Bardhin dhe moderatorin Meriton Mjekiqi.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit, duke theksuar se i qëndrimi i saj në lojë ishte i padrejtë.

“Veprimi me Françeskën ishte një akumulim i mëse 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh të vazhdueshme siç edhe mesa shoh, është vënë re edhe nga ju. Unë nuk e mbaj veten për vajzë e cila kam fjalor të pasur ofendimesh. Rritur në një shtëpi me burra, arrita te “veprat”. Të cilat, e pranoj nuk ishin te hijshme, POR, i qëndrova fjalës që thashë, se nuk do i falja më asnjë ofendim. Për mua qëndrimi i saj në shtëpi është i padrejtë dhe reflekton gjykimin e PASOJËS, jo të SHKAKUT, dhe peshku qelbet nga koka…”, shkruan Sara.

Por jo vetëm kaq, pasi Gjordeni ka sqaruar edhe raportin me Meriton Mjekiqin, pas aludimeve në rrjet rreth afrimitetit të tyre, duke shtuar se i ka qëndruar pranë për shkak se moderatori nuk ndihej mirë.

Ish-banorja e BBV u drejtua duke thënë “turp t’ju vijë mendje perverse”, teksa theksoi se ajo, Bardhi dhe Meritoni ishin i vetmi grup real brenda shtëpisë.