MENU
klinika

"Gëzuar aleatit tonë të mirë..."

Shqipëria i uron Greqisë Ditën e Pavarësisë!

25.03.2024 - 14:38

Sot 25 mars Greqia feston 203 vjetorin e Pavarësisë nga perandoria osmane.

Më 25 mars 1821 grekët të kryesuar nga arvanitasit nisen kryengritjen popullore kundër sundimit osman.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për vendin fqinj, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka uruar Greqinë për festën kombëtare.


Në postimin e ministrisë në rrjetin social “X” shkruhet: Gëzuar Ditën e Pavarësisë fqinjit, partnerit dhe aleatit tonë të mirë, #Greqisë ! Ne festojmë me ju miqësinë dhe përpjekjet e përbashkëta të popullit tonë për liri, demokraci dhe prosperitet.