MENU
klinika

Metodë e re e shpërndarjeje

Si do tërhiqen pensionet duke filluar nga 1 prilli

08.03.2024 - 16:28

Ekspertja e njohur e ekonomisë, Teuta Nunaj ka folur në media për zhvillimet e fundit për pensionistët. Si fillim, Znj.Nunaj dha lajmin se duke nisur nga data 1 prill 717 mijë të moshuar do t’i tërheqin paratë nga bankomatet. Sipas saj, nga kjo datë të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare dhe do jenë llogari pa kosto, janë bazike, janë të detyrueshme për tu realizuar, pra duhet që të kenë kartën e bankës. Sipas saj, individët që janë mbi 75 ose mbi 80 vjeç që jetojnë në zona rurale është më e vështirë dhe pa menduar për kategori që nuk kanë mundësi që të lëvizin vetë, por do autorizojnë dikë tjetër përmes një prokure. Nga ana tjetër, Teuta Nunaj paralajmëron dhe rritje pensionesh. Sipas saj, reforma në administratën publike për rritjen e pagave, që nënkupton edhe rritje të kontributeve, do të ndikojë te rritja e pensioneve.

-Zonja Nunaj, flitet se do të ketë një metodë të re të shpërndarjes së pensioneve. Si do t’i tërheqin paratë pensionistët, mund të ketë vështirësi për ta?

Parashikimi nga ana e qeverisë është që procesi i ri i shpërndarjes të filloj nga data 1 prill 2024. Kur kemi të bëjmë me një proces të ri ai në fakt ka edhe vështirësitë e veta, pasi banka do jetë institucioni që do të realizoj shpërndarjen e pensioneve, kur deri më sot janë shpërndarë nga posta shqiptare. Nga data 1 prill të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare dhe do jenë llogari pa kosto, janë bazike, janë të detyrueshme për tu realizuar, pra duhet që të kenë kartën e bankës. Ne kemi mbi 700 individë që përfitojnë jo vetëm pension, por edhe ndihmë sociale. Të gjithë ata që do përfitojnë para nga buxheti shtetit do kalojnë përmes një sistemi të tillë shpërndarje. E vështirë do jetë në dy plane, e para lidhet me aftësinë e individëve për të qenë të aksesueshëm në përdorimin e të dhënave të tyre bankare dhe e dyta është kultura financiare. Unë them se nuk janë bërë disa parapërgatitje, mirë do ishte një fushatë që të ndërgjegjësonte qytetarët dhe kjo nuk bëhet as me një javë dhe as me dy, por kërkon kohë. Kjo formë e re do funksionojë në qytete dhe ata individë që janë ambientuar me tërheqjen e llogarive bankare. Individët që janë mbi 75 ose mbi 80 vjeç që jetojnë në zona rurale është më e vështirë dhe pa menduar për kategori që nuk kanë mundësi që të lëvizin vetë, por do autorizojnë dikë tjetër përmes një prokure. Duhet që të kishte një periudhë parapërgatitore. Është njësoj si kur u futën telefonat inteligjent dhe kishte disa të moshuar që i përdornin dhe shumica nuk dinte që ti përdorte dhe kjo e erdhi gradualisht. Pra, janë procese që kanë vështirësi. Pastaj ka individë që mund të mos kenë asnjë degë banke aty ku ata jetojnë në zona rurale dhe kështu i bie që të shkojnë në një qytet tjetër.

-Reforma në administratën publike për rritjen e pagave, që nënkupton edhe rritje të kontributeve, mund të ketë edhe rritje të pensioneve?

Ajo që po merr qeveria për rritjen e pagave nuk është një reformë, por është një proces për rritjen e pagave. Nuk kemi të bëjmë me reformë sepse është proces i kufizuar. Pra pagat do rriten me një vendim qeverie, pa marr një analizë, si është produktiviteti, sa punonjës janë në sektorin publik. Për një punë duhet 1, 2, 3 apo më shumë punonjës. Kur ne kemi bërë një vendimmarrje politike për të rritur pagat atëherë në këtë rast unë e shoh si një proces rritje pagash. Kontributet që japin këto paga tek pensionet, duke qenë se rritja e pagave do të sjell edhe rritjen e tarifave që paguhen si për sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe tatim mbi të ardhurave, rritja e pagave do të thotë rritje e kontribuuesve. Sa më shumë rritet kontributi aq më shumë mbushet kjo skemë e pensioneve me të ardhura. Në vetvete pensionet kanë një sistem që ato llogariten në bazë të kontributeve që individët kanë derdhur në vite dhe në varësi të numrit të viteve të kontributeve që kanë derdhur. Përllogaritja e këtyre dy treguesve na çon ne në atë që duhet pensioni final. Sa do të kontribuosh aq do të marrësh. Rritjet e pensioneve do ti ndaja në dy kategori për individë që dalin nga ky moment dhe pas dhe ata që janë në skemën e pensioneve. Ata që janë në skemë rritja bëhet përmes shtimit të mbështetjes si mbështetja për energjinë. Nëse po flasim për një reformë serioze dhe pretendohet të jetë në jetëgjatësi pra në 10 ose 20 vitet e ardhshme atëherë mund të ndryshohet rritja e pensioneve përmes ndryshimit të koefiçentëve. Nëse paga e një personi është 40 mijë lekë, ai sot del më një pension 20 mijë lekë. Atëherë ndrysho koeficient dhe ai s’ ka pse del me 20, por del me 25.

-Do të ishte e nevojshme që të kishte një rishikim?

Po ata kanë kontribuar më shumë në shoqëri dhe kanë të ardhura më të ulëta dhe s’ kanë burime të tjera që mund të sigurojnë të ardhura. Mosha se lejon që të bëjë një punë që të sigurojë të ardhura. Duke qenë se këto të ardhura ngelen fikse dhe shpenzimet rriten dhe nevoja për kujdes shëndetësor është më e madhe dhe kjo balancë është në dëm të tyre. Kemi ndërhyrjen e familjarëve që përmes remitancave mbështesin këtë shtresë. Kjo moshë ka nevojë shumë për mbështetje. Ne do kemi një problem sepse po dalin në pension ata që pjesën më të madhe të punës i kanë pasur gjatë tranzicionit që kanë pasur probleme me informalitetin, paga të padeklaruara. Kjo do sjell që individët të dalin me pensione ende më të ulëta dhe ndihma që ata duan nga shteti është më e madhe.

-Me rritjen e pagave a kalon ai rreziku i sistemit paguaj teksa del në pension?

Po sepse sistemi në vend është që funksion edhe në vende të tjera, pra është pay to go. Problem është raporti mes individëve kontribuues dhe ata pensionist. Tani është raporti është për një pensionit kemi 1.1 kontribues është shumë i ulët. Objektivi është rritje a numrit të kontribuesve, përmes hapjes së vendeve të reja të punës dhe përmes formalizimit dhe rritja e pagave. Po ne po flasim që kemi rritje për 1 të 4 e individëve që janë të deklaruar dhe kjo është e pamjaftueshme. Nëse kemi 180 mijë punonjës publik dhe paga rritet për ata dhe kemi edhe punonjës në sektorin privat që nuk kanë rritje pagash dhe kjo do jap një ndihmesë, por është e pamjaftueshme.

-Pensionistët kanë pasur udhëzime të mjaftueshëm për shpërndarjen e re të pensioneve?

Shumë pak, edhe fushata sensibilizuesve ka qenë e kufizuar. Nuk pritet që brenda prillit ata të kenë një llogari bankare dhe çdo gjë të shkoj mirë, sepse do kohën e vet edhe kjo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN