ftuar tek “E Diell”, Anaid Kaloti ka zbuluar se kush është influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin. Është fjala për banorin e “Big Brother VIP3”, Romeo Veshaj.
Sipas Kalotit, në “Instagram”-in e aktorit të njohur për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Sipas tij, nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.
Pjesë nga biseda:
Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influencëri më i mirë në treg.
Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për “Instagram”-in?
Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.
Ed Manushi: I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.
Anaidi: Në industrinë e influencës, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane.