MENU
klinika

Vendimi “nervozon” Vuçiçin

BE jep “dritën jeshile” për Kosovën, masat mund të hiqen

27.04.2024 - 11:17

Pas një viti, nën masat kufizuese të vendosura nga ana e Komisionit Evropian, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri, Kosova duket se është afër marrjes së një “drite jeshile” nga Bashkimi Europian për heqjen e tyre. Bazuar tek disa burime diplomatike në BE, shumica dërmuese e vendeve anëtare janë në favor të heqjes së të gjitha masave, ndërsa një numër më i vogël i shteteve do që heqja e tyre të bëhet në mënyrë graduale. Kundër heqjes së masave, sipas këtyre burimeve, nuk është shprehur asnjë vend anëtar i BE-së. Kjo përshtypje është vërejtur në diskutimin e fundit që është zhvilluar në BE të martën mbrëma për situatën aktuale në Kosovë. Diskutimi është bërë në Komitetin për politikë edhe siguri të BE-së (PSC) ku janë ambasadorët e 27 vendeve anëtare. Megjithatë, sigurisht Serbia nuk është e kënaqur dhe siç ka bërë zakon, ka reaguar kundër këtij vendimi.

Heqja e masave

Votimi i 23 prillit supozohej të ishte hapi i fundit për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, që aq shumë i kërkuan Lista Serbe dhe qytetarët serbë atje, mirëpo këta të fundit e bojkotuan. Kjo pritet t’ia mundësojë kryetarëve shqiptarë që ta çojnë deri në fund mandatin e tyre, të cilin e morën fiks një vit më parë. Serbët nuk dolën për të votuar për shkarkimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore. Pasi nuk u siguruan votat e mjaftueshme, procesi dështoi. Por, pas mbajtjes së procesit, Qeveria e Kosovës dhe liderë si kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani kërkuan që masat ndëshkuese të BE-së të hiqen. Kurti përmendi se mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim “ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.” Ai ka bërë thirrje që masat e BE-së ndaj Kosovës të largohen sa më parë.

“Dritë jeshile” nga BE

Gjatë diskutimeve në BE, sipas burimeve diplomatike, ka pasur thirrje që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës sa më shpejt, sepse ato kanë krijuar përshtypjen se BE nuk ka qasje të balancuar ndaj Serbisë dhe ndaj Kosovës. Më të zëshmet në kërkesat për heqjen e masave ndaj Kosovës kanë qenë Finlanda, vendet Baltike, Kroacia, Polonia, Sllovenia dhe disa vende të tjera. Ndërsa Franca, Italia dhe Gjermania kanë dashur të lënë përshtypjen se vendet e QUINT-it kanë qëndrim të përbashkët dhe kanë preferuar heqjen graduale të masave. Hungaria, e cila deri vonë ka qenë kundër, tani nuk është shprehur kundër. “Shumica e vendeve anëtare duan që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, por janë disa vende, në mesin e tyre edhe tri vendet e QUINT-it (Gjermania, Franca dhe Italia) që duan heqjen graduale të masave ndaj Kosovës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një burim diplomatikë i Bashkimit Europian. Të njëjtat burime kanë thënë se edhe Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS) është në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës, por hezitim deri tani ka pasur më shumë nga Komisioni Evropian, ku ndikim të madh ka komisionari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi.

Reagimi i Serbisë

Megjithatë, ky fakt ka nervozuar Serbinë. “Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës, të cilin as që e kemi parë deri më tani”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke “u ankuar” për këtë veprim. “Shikoni atë trukun e neveritshëm që përdorin gjatë gjithë kohës. Shqiptarët marrin një vendim krejtësisht të kundërligjshëm që “të gjithë e kritikojnë”, dhe pas një muaji kur serbët nuk pranojnë të thonë “rroftë heqja e dinarit”, ata thonë “nuk ka konsensus të vullneteve, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe kompromis”, ka pretenduar Vuçiç nga Nju Jorku, shkruajnë mediat e Kosovës.Presidenti serb sheh dy reagime të mundshme ndaj këtyre akuzave – “ndaluni, mos besoni, çfarë mund të bëni – të hidheni nga ndërtesa apo vazhdoni të luftoni”. “Unë zgjedh këtë të fundit. Nuk kam fjalë se sa e pakuptimtë është kjo që po na bëjnë, sa e çmendur, sa e pafytyrë dhe e vrazhdë është”, ka thënë ai. Ai akuzoi “botën e fuqishme për imponimin e vullnetit të saj”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat