Ata që janë të vëmendshëm, nuk janë ndalur vetëm te veshjet sportive të kryeministrit Edi Rama, përgjatë gjithë këtyre viteve të tij në politikë, por kanë vënë re edhe detajet e aksesorëve të tij. Janë kryesisht byzylykët ata që tërheqin syrin në dorën e tij të djathtë. Ndryshojnë herë pas here, por së fundmi, zgjedhja e tij përkon edhe me ato të shumë personazheve të njohur të botës së artit.
Angelina Jolie, Tom Cruise, Lady Gaga, Madona, Leonardo Di Caprio, Demi More, Paris Hilton, Miley Cirus, Gëyneth Paltroë, Britney Spears, Ariana Grande e shumë të tjerë, mbajnë të njëjtin byzylyk.
Arsyeja, siç besohet, është e njëjtë për të gjithë. Byzyluku i kuq, i përbërë kryesisht nga fije të holla (të mbështjella disa herë ose me disa nyje) mban larg energjitë e këqija dhe shërben si një lloj mbrojtje.
Trendi i byzylukut të kuq nisi në fund të viteve ’90-të, kur Madonna u përfshi në praktikën Kabbalah, një formë mistike e Judaizmit. Byzylyku i saj fatsjellës ra në sy menjëherë në publik dhe prej atëherë u bënë të shumtë artistët që iu bashkuan.
Duke qenë që njerëzit publik janë përherë në sy të të tjerëve, kanë format e tyre të vetëmbrojtjes nga ‘syri i keq’ dhe përmes tij tregojnë besime të caktuara./ Nga Living