MENU
klinika

"Donte fëmijë..."

Graciano flet për ‘krisjen’ e marrëdhënies me Argjirën!

20.04.2024 - 10:23

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Teksa Franceska e ka pyetur Gracianon lidhur me Argjirën, banori la të nënkuptohej se diçka nuk shkon mes tyre, pas daljes së tij të parë nga “BBV3”.Graciano ka treguar se një ngërc tjetër në marrëdhënien e tyre ishte se Argjira dëshironte që ata të kishin fëmijë, ndërsa ai nuk ishte gati.

Françeska: Ajo e ka me qejf si gjë?

Graciano: Argjira e pati një vit, që e vendosi kështu që: “Dua, dua, dua”, por unë nuk isha gati.

Françeska: Nuk ju ka hapur probleme që ajo donte, ti nuk ishe gati.

Graciano: Jo sepse duhet ndjerë mirë nga të dyja palët. Edhe kur thonë gratë, ose burrat: “Do ta bëjmë, do ta bëjmë”, duhet ndjerë nga të dy. Duhet të jetë e pjekur gjëja nga të dy.

Edhe ajo ka patur një mëdyshje sepse nuk ishin kushtet. Dashuria është shumë e madhe po ndonjëherë nuk mjafton. Nëse ndahem nga Argjira përfundimisht, se di, më duket shumë e vështirë për të filluar me një person tjetër. Më duket gati e pamundur, pavarësisht se jeta vazhdon dhe nuk diskutohet ai muhabet. Por në këto momente, nuk shikoj dot njeri tjetër.

Përshtatje e stilit me komoditetin

Trendet e modës për dimrin 2024

Nuk ha kurrë sushi dhe e nis ditën me një smoothie

“Sekretet” e dietës së Melania Trump

“U ndamë 3 vite më parë, s’prisja të zgjaste gjithë jetën”

Lidhja me futbollistin 19 vite më të ri, rrëfehet deputetja shqiptare