MENU
klinika

Nga emri tek kilogramët e tepërt

Kiara Tito zbulon të pathënat për shtatëzaninë

06.04.2024 - 11:03

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, janë çifti më i pëlqyer për publikun shqiptar. Siç e dimë tanimë ata janë në një pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

E për këtë Kiara Tito është rrëfyer me më shumë detaje mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Cherry on Top’ nga Bora Zemani.

Nisur fillimisht nga emri i bebushes Kiara ka zbuluar shumë pak detaje. Ajo u shpreh se emri do të fillojë me gërmën ‘L’ kjo pasi dhe Luizi së bashku me të atin e tij kanë të njëjtën shkronjë në fillim të emrit të tyre.

Ka qenë vetë Luizi që e ka kërkuar këtë gjë e ndërsa Kiara është shprehur se preferon emra jo shumë të gjatë.

“E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën “L””, është shprehur moderatorja.

‘Tek eko 3d duket sikur vajza nuk i ka lënë gjë Luizit, ka tiparet e tij’- shprehet moderatorja.

Duke treguar se kishte shtuar 25 kilogramë më shumë, Kiara tregoi gjithashtu edhe disa ‘siklete’ që i ka përjetuar gjatë gjithë këtyre muajve të shtatzanisë, duke nisur nga mënyra e fjetjes.

“E kam shumë të vështirë të gjej një pozicion, mezi po pres pastaj kur të shtrihem të fle përmbys., më ka munguar. Luizi të gërrhiturat i ka shtuar pak si shumë kohët e fundit. Unë shkoj në sallon se nuk dua të më bezdisi. Përveç kësaj kam marrë edhe një jastëk super gjigand nga ato të shtatzanisë që e zë gjysmën e krevatit dhe nuk ka vend”, u shpreh Kiara Tito.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Luizi e Kiara te Jori Delli e Fred De Palma

Çiftet e reja të showbizit që bënë publike lidhjen e tyre në 2023!

Filmi që bëri bashkë Luizin dhe Oltën

Gjithçka duhet të dini për “Në kuadër të dashurisë”!