MENU
klinika

Pretenca për 4 te miturit

Vrasja e 15-vjeçarit/ Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin

17.04.2024 - 10:58

Është mbajtur këtë të mërkurë seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit, ku Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët.

Prokuroria dha pretencën për 4 te miturit, ku u kërkua 12 vjet burg për Orgito Çarçiu, i cili është i dyshuar si autori i vrasjes së 15 -vjeçarit, Fatjon Bici. Gjithashtu prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit qe parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë më tej dënimet e tyre.