MENU
klinika

"Mendoj se…"

A do ketë “Big Brother VIP4”? Ja çfarë zbulon regjisori

27.05.2024 - 11:57

Të shtunën e 25 majit u mbajt finalja e madhe e “Big Brother VIP3”, ku pati shumë surpriza dhe emocione. Spektakli që zgjati më shumë se 4 muaj u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm.

E për të folur më shumë mbi sfidat e kësaj finale dhe jo vetëm, ishte sot i ftuar në “Wake Up” regjisori i këtij edicioni Ergys Lubonja.

Regjisori i njohur gjithashtu tha dy fjalë edhe për fituesen e BBV3, Egla Ceno. Sipas tij, aktroja e ka luajtur shumë fort këtë “Big Brother”.

“E kam takuar. Shumicën e tyre i njoh, Eglën e kam pasur kolege në Akademi, Julin po ashtu. E kam takuar pasi fitoi. U përqafuam, nuk kishim kohë të flisnim. Ka qenë lojtarja më e fortë. E ka luajtur shumë fort këtë “Big Brother”. Ka pasur ekzagjerime dhe tejkalime, por ky format këtu e ka gjënë e bukur sepse është reale. Njerëzit ashtu janë. Egla nuk luan një personazh që nuk është”, tha Lubonja.

Ndërkohë i pyetur se çfarë duhet të presim të martën dhe të shtunën që do të ketë post “Big Brother VIP”, regjisori u përgjigj:

“Kemi pasur raste me ‘post’ shumë të fortë, por çfarë shpresoj është që të ‘mos bie shi në studio’ (qesh). Ka pasur shumë ngarkesë dhe debate dhe mendoj se duhet të ketë një lloj paqeje. Ka qenë lojë nervash, por me të dalë jashtë shumë gjëra duhet të sheshohen. Çfarë ndodhi aty, le të ngeli aty”.