Gjatë turit të saj “Tre ditë në Dallas”, Dua Lipa u shfaq me një model të thjeshtë flokësh që ndryshe njihet “bishtkali’. Flokë të kapur fort sipër, janë edhe tendencave për sezonin pranverë-verë 2024.
Kohët e fundit, bashkë me modelin e topuzit elegant të Bella Hadid që ka qenë edhe versioni i pëlqyer i flokëve në radhët e vajzave të famshme, Dua Lipa krijoi një nga trendet më të njohura që mund ta bëni edhe ju nga shtëpia.
Për ta realizuar në mënyrën e duhur mjaftojnë disa truke të vogla:
-Si fillim, përpara se të krihni flokët, aplikoni pak xhel ose krem nga rrënja e flokëve deri në fund
-Për të krijuar bishtikalin perfekt, bëni krehjen e duhur të flokëve, duke shtrirë edhe flokët e reja dhe kapini lart në kokë
-Zgjidhni një krehër të dendur dhe rikrihni flokët plotësisht. Sipas dëshirës, në fund aplikoni llak flokësh ose nëse doni efektin e flokëve të lagur që japin idenë sikur sapo keni dalë nga dushi, mund të përdorni më shumë xhel, që njëherësh jep edhe më shumë shkëlqim