14.05.2024 - 10:44
Thuajse një vit më parë, stadiumi “Air Albania” u elektrizua nga koncerti madhështor i Elvana Gjatës.
Mijëra fansa që mbushën stadiumin ndoqën për katër orë “Dekadën”, teksa kënduan njëzëri të gjitha këngët e Elvanës. Por së fundmi ajo ka ardhur me një lajm të mirë, më 14 qershor do të mbahet “Dekada Kuqezi”, këtë herë në “Lanxess Arena” në Gjermani si një ëndërr që ka nisur me shpresën që Kombëtarja shqiptare do të ishte në Euro 2024 dhe ëndrrat janë për t’u bërë realitet.