MENU
klinika

Në telashe edhe me Turqinë

Sekuestrimi i kokainës/ Goditje e dyfishtë ndaj biznemenit shqiptar

24.05.2024 - 09:30

Mbi 300 kilogramë kokainë u në Greqi në dy operacione radhazi në portin e Pireut , duke i dhënë një goditje të fortë karteleve të drogës që operojnë edhe në vendin fqinj.

Protothema shkrua nse pas ngarkesës së parë prej 210 kg të gjetur në një kontenier që ishte nisur nga Panamaja dhe me destinacion Shqipërinë gjendej një rrjet shumë anëtarësh droge me drejtues 48-vjeçarin shqiptar me precedentë të rëndë kriminalë.

Ai është Azdren Muharremi, 48 vjeç nga Patosi. Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri me numër Z2….79.

Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është i arrestuar ma parë për drogë në Turqi nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Mërkuri është biznesmen që zotëron dyqan me veshje luksoze në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi.

Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumente greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.

Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i është gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.

Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjec nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.

Droga u gjet e fshehur brenda një kontejneri me karkalec të ngrirë. Lënda narkotike ishte nisur nga Panamaja, ndërsa sipas mediave greke, destinacioni ishte Shqipëria.

Prej aty do të shpërndahej në vendet e Evropës Qendrore dhe Veriore. Këto janë pamjet e drogës së sekuestruar në Portin e Pireut. Pakot mbanin të stampuar shenja dalluese për tërheqjen e drogës ndërsa sinjalizimi për ngarkesën është dhënë nga DEA amerikane.

Policia helene ka arrestuar 4 persona, 2 shqiptarë dhe 2 grekë. Nga mediat greke mësohet se shqiptarët janë një 48-vjeçar i cili quhet Jasona Mërkuri, i cili njihet dhe me dy emra të tjerë ndërsa i prangosuri tjetër është Marsel Stafaj, 36 vjeç.

Ndaj tij kishte një urdhër-arresti për përfshirjen në një tjetër rast të trafikimi droge. Rezulton se në vitin 2017 ishte dënuar me 20 vite burg si financuesi dhe drejtuesi i një grupi që prodhonte pilula Kaptagon në një laborator të vendosur në një lagje të Athinës.

Disa orë më pas një kontejner i dytë me 100 kg kokainë u lokalizua po në Portin e Pireut. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e lidhjes me sasinë prej 210 kg të gjetur në mëngjes në një kontenier me karkaleca të ngrirë. Sipas informacioneve, rasti i kontenier të dytë paraqet karakteristika të ngjashme me rastin e 210 kg kokainë, por do të jenë hetimet që do të verifikojnë nëse të dy rastet kanë lidhje.