MENU
klinika

Konflikti për motive të dobëta

Sherr me thikë në Elbasan, arrestohet 63-vjeçari

17.05.2024 - 11:16

Një 63-vjeçar është arrestuar, pasi gjatë një konflikti ka goditur me thikë një 58-vjeçar. Sipas policisë konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka degraduar në përdorimin e thikës.

58-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 58 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre 2 shtetasve, 63-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 58-vjeçarin i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.