MENU
klinika

Përfitimet

Smoothie viral i Hailey Bieber: Receta për ta përgatitur në shtëpi

29.05.2024 - 11:19

Të jemi të sinqertë, Hailey Bieber është kthyer në një ikonë marketingu. Linja Rhode, kasa e telefonit, receta virale e smoothie-s së saj etj janë vetëm disa nga elementet që e kanë bërë internetin të fiksohet me modelen. Ndonëse Strawberry Glaze Skin Smoothie ka kohë që është lançuar, interneti e ka rikthyer dhe ne po të sjellim recetën se si ta përgatisësh në kuzhinën tënde, si dhe përfitimet që sjell.

Smoothie viral i Hailey Bieber: Receta për ta përgatitur në

Përbërësit:

Luleshtrydhe të freskëta
Krem kokosi
5 kuba akulli
½ filxhan me banane të ngrirë
1/3 avokado të freskët
Hurma
¾ filxhan qumësht bajame
2 lugë kolagjen
Myshk deti (xhel)

Përgatitja

Fillo me përgatitjen e një ‘reçeli’ të lezetshëm me luleshtrydhe. Shto në një tenxhere në zjarr të ulët luleshtrydhet e sapoprera, pak sheqer, pak kripë dhe ujë. Lëre për 10-15 minuta, duke e përzier herë pas here.

Më pas, shto kuba akulli, frutat e ngrita, myshkun, avokado dhe hurmat. Më tej, shto kolagjenin dhe qumështin e bajames. Përzieji derisa të krijohet smoothie dhe ngadalë shto kremin e kokosit. Servire smoothie-n në një gotë dhe të bëftë mirë!

Përfitimet:

Smoothie i Hailey Bieber është mjaft i shëndetshëm dhe sipas dietologes Amy Shapiro, pija është e pasur me fibra, të cilat të ndihmojnë të balancosh nivelet e sheqerit në gjak dhe të jep ndjesinë e ngopjes. Nga ana tjetër, falë përbërësve hidratues dhe anti-inflamatorë i jep shkëlqim lëkurës. Gjithsesi, sipas Shapiro-s, duhet pasur kujdes me përqendrimin e lartë të sheqerit në smoothie, ndaj nëse do të heqësh ndonjë përbërës që ka shumë sheqer, zgjedhja është e jotja. Ajo sugjeron që ta modifikosh recetën, duke zëvendësuar kremin e kokosit me kos grek.

Smoothie viral i Hailey Bieber: Receta për ta përgatitur në

Sa i përket lëkurës, smoothie të dhuron një shkëlqim të përgjithshëm, por nëse ke probleme specifike që do t’i trajtosh, të duhen kremra ose kura të posaçme.