MENU
klinika

Ndihmuan dhëndrin e pronares për të fshehur trupin e recepsionistit

Emrat/ Kush janë 2 punonjësit e hotelit që u vendosën në pranga

07.06.2024 - 10:12

Daniel Qose dhe David Larti janë dy punonjësit e hotelit të arrestuar pasi dyshohet se ndihmuan dhëndrin e pronares, Gerald Shehu, për të fshehur trupin e recepsionistit, Eraldo Nevruzi.

Ngjarja e rëndë kriminale dyshohet se ka ndodhur në një nga dhomat e stafit në hotelin në Dhërmi pak mesnatës së të mërkurës (6 Qershor).

“Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë”, raporton policia.

Uniformat blu informojnë se nga kqyrja e banesës ku qëndronte Gerald Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, policia ka gjetur 1 fishek arme zjarri me kapsollë të goditur që u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim.

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Ndaj Gerald Shehut është ngritur akuza për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa për Daniel Qosen dhe David Lartin për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë Gerlad Shehu, i cili akuzohet edhe si autori i krimit, është arrestuar në aeroportin e Korfuzit në Greqi pasditen e djeshme (6 Qershor) teksa po tentonte të arratisjen në Angli, ku edhe jetonte dhe dyshohet se ishte njohur me viktimën.

Ndërsa automjeti i 43-vjeçarit me targa angleze është gjetur i parkuar në qytetin e Sarandës.

Makina tip “Audi” u gjet në një parking në lagjen nr.4 të Sarandës, në afërsi të Portit Detar të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende edhe pse policia po vijon me kërkimet.

Njoftimi i policisë:

Himarë/ Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit E. N.

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë