MENU
klinika

"Nuk kisha mundësi ta varrosja!"

Horror në Greqi, djali vret të atin dhe e djeg në oborr

01.06.2024 - 09:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku policia ka gjetur trupin e një personi të djegur në oborrin e një banese.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Liosias, ndërsa ata që kanë lajmëruar autoritetet kanë qenë fqinjët.

Pranë trupit të djegur të personit të moshuar është gjetur i biri, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.

Mediat helene raportojnë se djali mund të ketë djegur të atin pasi nuk kishte mundësi ekonomike ta varroste.

Dyshohet se i moshuari mund të kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë, pasi fqinjët raportojnë se nuhatën një aromë shumë të keqe që vinte nga banesa.

Dyshohet se djali vuante nga probleme shëndetit mendor. Mbetet ende e paqartë nëse i moshuari është vrarë nga i biri apo jo, kjo pasi një fqinj ka dëshmuar se i moshuari i kishte rrëfyer se i biri e rrihte.

“Ai ishte rreth moshës 80-85 vjeç ndërsa djali rreth 60-65 vjeç. Kishte një erë të fortë, që nga e marta që vinte nga banesa. U grindën, gjyshi i kishte thënë një fqinji se i biri po e rreh. Djali është profesor, është i arsimuar. Shtëpia e tyre ishte konfiskuar dhe kishte ardhur edhe pronari dhe për 2-3 ditë do t’ia dorëzonte”, u shpreh ai për mediat.