MENU
klinika

Pensionet/ Çfarë do ndryshojë këtë vit

Ligj i ri për të moshuarit që nuk kanë dokumentet e sigurimeve

24.06.2024 - 14:07

Askush nuk do të donte sot të ishte pensionist në Shqipëri, jo vetëm për arsye të moshës së tronditur nga trokitjet e fundit të jetës, por edhe nga mënyra se si trajtohen ata në shoqërinë tonë. Është shtresa që nuk po mbështetet aspak nga qeveria duke parë pensionet qesharake që marrin. Por situata mund të ketë disa përmirësime në disa drejtime që gjithë këto vite kanë shkaktuar mjaft problematika. Si fillim brenda këtij viti, skema e pensioneve pritet të pësojë ndryshime drastike. Kjo ndërhyrje urgjente ka ardhur si rrjedhojë e zhvillimeve demografike, ku popullsia kontribuuese po pakësohet më shumë se parashikimet dhe numri i përfituesve po rritet. Qeveria dhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë analizuar disa opsione, të cilat do të jenë gati këtë vit. Nëpërmjet tyre synohet të korrigjohen defektet që dolën nga zbatimi i reformës së vitit 2014, duke garantuar në të njëjtën kohë edhe qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të skemës dhe të ardhurat e pensionistëve. Ndryshimet që po diskutohen pritet të marrin në konsideratë uljen e viteve me kontribute për pension. Në diskutim është edhe forma e indeksimit të pensioneve, ku një alternativë mund të jetë edhe rritja në të njëjtën përqindje e pensioneve si paga mesatare. Reforma synon të forcojë elemente të tjera të ndihmës ekonomike për pensionistët që përmbushin kushtet për pension. Në diskutim është rritja e pensionit social me shkallën e varfërisë relative. Skema e pensioneve rurale gjithashtu është pjesë e rishikimit si në drejtim të kontributeve dhe përfitimeve, pasi pjesa më e madhe e pensionistëve të varfër janë aktualisht në zonat rurale.

Ligji i ri për të moshuarit dhe rritja që do të ndodhë në tetor

Nga ana tjetër, Instituti i Sigurimeve Shoqërore është afër përfundimit të një ligji për të zgjidhur njëherë e mirë problemet që hasin të moshuarit që nuk kanë dokumentet e sigurimeve të vjetra për të përfituar pension. Mësohet se ky institucion ka plan që ta reduktojnë këtë gjë dhe të kalojnë në një njohje afrofe të këtyre periudhave me qëllim të shmangim ankimin administrativ. Me fjalë më të thjeshta, po përgatitet që të mbahet e mundur njohja automatikisht e këtyre periudhave. Gjithashtu rritja e pensioneve është lajmi tjetër i mirë për këtë kategori. Indeksimi i pensioneve do të bëhet në tetor. Indeksimi këtë vit do të jetë 4.5, është ende një shifër që duhet të dalë nga INSTAT. Bëhet në tetor për faktin se INSTAT publikon shifrat e indeksit të mallrave të konsumit, mesatarja e çmimeve për mallrat që konsumohen kryesisht nga pensionistët. Dhe qeveria i indekson pensionistët menjëherë me shifrën që i jep INSTAT. Në prill të 2023 qeveria i indeksoi pasi pati një vit të jashtëzakonshëm në nivel inflacioni shumë të lartë që përfaqësonte 2022-shit dhe pensionistët duhet të mbroheshin dy herë, me dy indeksime. Nëse inflacionin vjetor e kishim në nivel 7.5 në vitit 2022, 8.4 indeksi i mallrave të konsumit, shumë e rëndë si rritje mesatare e çmimeve të mallrave të shportës. Ekspertët kanë bërë me dije se këtë herë rritja mund të jetë më e madhe si pasojë e fushatës zgjedhore. Sa herë që ka zgjedhje, qeveria “hap thesin”. Madje këtë herë nuk është çudi që bonusi i përhershëm i fundvitit të jetë edhe më i lartë.

Lajme të mira për emigrantët shqiptarë në Itali

Gjithashtu lajme të mira ka dhe për emigrantët shqiptarë në Itali. Nga korriku, nis zbatimi i marrëveshjes mes të dyja vendeve Prej muajit korrik, emigrantët shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar midis vendit tonë dhe shtetit italian mbi njohjen e kontributeve të pensionit. Në Fletoren Zyrtare është botuar marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore, tashmë e ratifikuar përfundimisht nga të dyja palët. Kjo marrëveshje është nënshkruar që në shkurt të këtij viti, midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe atij të Italisë. Pas miratimit nga kuvendet respektive, tashmë kjo marrëveshje do të bëhet realitet dhe do të zbatohet për pensionet e pleqërisë, invaliditetit, atë familjar, si dhe për sigurimin nga sëmundjet, barrëlindja dhe papunësia. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, emigrantët shqiptarë që janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali. Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe shtetas italianë që janë të vendosur prej vitesh në Shqipëri, pritet të përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve. Ky dakordësim bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet. Një person që ka 10 vite pune në Shqipëri dhe 15 vite pune në Itali, mund të përfitojë një pension në Shqipëri dhe një pension në Itali për ato 15 vite që mund të ketë derdhur kontribute atje. Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për zbatimin e njohjes së pensioneve deri në vitin 2032. Ndërkohë, pritet që Shqipëria të finalizojë një marrëveshje të njëjtë edhe me shumë shtete të tjera ku ka prani të emigrantëve shqiptarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti tregon çfarë ndryshon nga 1 prilli

Çfarë do ndodhë në tetor me pensionet?

Kur pritet të nisë zyrtarisht shpërndarja

Bonusi për pensionistët, kategoritë që do përfitojnë

"S'merr pjesën që i takon nga..."

“Kukësi po zbrazet nga emigracioni”