MENU
klinika

”Good Morning America”

Shqipëria, thesari që sapo ka filluar të zbulohet

24.06.2024 - 11:51

Emisioni më i ndjekur i mëngjesit në SHBA, ”Good Morning America”, solli një transmetim të veçantë live nga Shqipëria për miliona shikues.

Videoja ka njohur një numër të konsiderueshëm shpërndarjesh.

Më poshtë teksti i plotë i dokumentarit të realizuar nga Maggie Rulli, gazetare në “Good Morning America”.

”Ju mund të mendoni se ndodhemi në Greqi, apo në Itali, por në fakt gjendemi në Shqipëri, ku do të gjeni të gjithë luksin dhe qetësinë kundrejt një kostoje shumë më të ulët.

Megi Rulli: Përshëndetje. Jeta është e bukur këtu. I kam këmbët në ujë, dielli shkëlqen dhe, vetëm shiko, dhe gjithçka është absolutisht e bukur. Kur them Shqipëria, shumica e njerëzve ende s’e mendojnë si destinacion të rëndësishëm pushimesh, pasi ndoshta disa prej tyre ende e lidhin me periudhën e komunizmit. Por, kur shikon këtë plazh kupton se sa ka ndryshuar ky vend në 30 vitet e fundit. Ekipi ynë realizues ka bërë pjesën e vështirë të punës për ju dhe jeni thjesht të mirëpritur. Ne kemi vizituar të gjithë plazhet, vendet historiko-kulturore , ushqimin dhe gjithçka Shqipëria ofron.

Pamje të pamata të Mesdheut, mrekulli marramendëse të natyrës, rrënoja të lashta. Jo, nuk jemi në Greqi, Itali, madje as në Kroaci. Të gjitha këto janë për Shqipërinë. Vetëm 30 minuta larg lundrin me traget nga Greqia në anën tjetër të detit nga Italia dhe më pak se 320 kilometra në lindje të vijës bregdetare të Kroacisë.

Turist: Si akomodimi, ashtu edhe ushqimi këtu janë shumë më të lira. Pranë jush do të gjeni disa prej plazheve më mahnitëse që do të mund të gjenit në të gjithë botën. Veç kësaj, të gjitha këto do t’i gjeni në një vend, një thesar që vetëm sa ka filluar të zbulohet.

Turist: Siç mund ta kuptoni duke më parë barkun, këtu kemi ngrënë sa nuk kemi ngrënë gjithë jetën dhe kundrejt çmimeve shumë të lira. Ka qenë përvojë e mrekullueshme.

Megi: Le ta fillojmë me atraksionin më të rëndësishëm, plazhet e Rivierës Shqiptare. Këtu s’ka ende zinxhirë hotelesh të mëdhenj, por për një hotel butik ngjitur me bregun është alternativë e shkëlqyer. Një dhomë me pamje nga deti do t’ju kushtonte afërsisht 250 dollarë në natë, krahasuar me Greqinë, ku një hotel luksoz do t’ju kushtonte mijëra dollarë. Ndërkohë, akomodimi në hotelet vetëm një bllok larg bregut kushton vetëm 50 dollarë nata.
Dhe kur del në plazh, shezlong i tillë do t’ju kushtonte 100 dollarë në Greqi, kurse këtu në Greqi mund ta gjeni për vetëm nga 5 deri në 10 dollarë.

Ndërsa për pak aventurë… dalim në det për lundrim me kajakë për eksplorim përgjatë kilometrave të tëra të vijës bregdetare.

Në malet pas shpinës time gjendet Greqia. Por nga këtu mund të shijojmë të njëjtat pamje të mrekullueshme për një fraksion të çmimit që do të paguanim atje.
Pas një dite të tërë në det më ka marrë uria.

Shumë e shijshme. Një vakt si ky kushton nga 15 deri në 20 dollarë këtu në Shqipëri, ndërkohë që kushton të paktën tre herë më shumë në Greqi.

Dhe për t’u larguar nga uji, kridhuni në historinë e pasur të Shqipërisë. Butrinti është parku ku gjenden rrënoja të lashta, që datojnë që prej shekullit II para Krishtit. Ky teatër është grek, ndërsa kjo skenë është romake. Gati-gati duket sikur kemi Akropolin dhe një forum romak në një vend të vetëm. Hyrja në park kushton rreth 10 dollarë për një të rritur dhe tërësisht falas për fëmijët nën 12 vjeç. Mos lini pa vizituar qytetin me arkitekturë Otomane të Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, që plotësohet nga një kështjellë.

E njohur për sokakët e saj gjarpërues dhe shtëpitë prej guri dhe, ato që më pëlqejnë më shumë, pazari vendas.

Dhe për një pamje të mrekullive natyrore të Shqipërisë, ne vizituam Syrin e Kaltër, kundrejt një çmimi prej vetëm 50 qindarkash secili. Është një mrekulli. Uji gurgullon dhe është aq i pastër sa mund të shikoni fundin e burimit.

Dhe për të mbyllur ditën, shijoni një natë si kjo. Për 2, 5 dollarë, një birrë këtu ka gjysmën e çmimit që do të kishte në Greqi. Por veproni shpejt, sepse sekretet e Shqipërisë po zbulohen nga gjithkush.

Çfarë ju shtyu të vendosnit e të vinit në Shqipëri?

Turiste: Tik-Toku
Turiste: Po, ashtu është.

Megi: E çfarë patë në tik-tok?
Turiste: Ishte një video me pamje të mrekullueshme dhe thamë që duhet ta vizitojmë patjetër.

Megi: Shqipëria planifikon të hapë një aeroport ndërkombëtar pikërisht këtu në bregdet vitin e ardhshëm, kështu që ky thesar i fshehtë s’do të mbetet gjatë i tillë. Por, mos u shqetësoni pasi kemi edhe shumë destinacione të tjera për ju miq, pasi tani diellin do ta ndërrojmë me saunat.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!