MENU
klinika

“Nëna nuk e lejoi, iku nga shtëpia fshehurazi”

Si u mbyt i mituri shqiptar në Greqi

02.06.2024 - 12:06

Pasioni për të notuar i mori jetën një 7-vjecar shqiptar në ishullin e Kretës në Greqi. Mediat e shtetit fqinj kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike e së shtunës. Nëna e fëmijës ka dëshmuar para policisë se fëmija i kishte kërkuar të shkonte të notonte tek plazhi që ndodhej dhjetëra metra larg shtëpisë, por ajo nuk e lejoi.

Ai doli fshehurazi nga shtëpia, ndërkohë që e ëma po kujdesej për fëmijën e vogël që kishte lindur disa muaj më parë. 7-vjeçari shkoi në plazh duke notuar me një shok, por për shkak të detit të trazuar humbi jetën, me dallgë të forta. Ka qenë një banor i zonës ai që ka pikasur nxënësin e klasës së parë i cili ka qenë me puls në momentin kur është gjetur, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë duke ndërruar jetë në spital.

I shokuar për ngjarjen është edhe mësuesi i tij, i cili nuk mund ta besojë se nxënësi nuk do të jetë në shkollë të hënën. “Ai ishte një fëmijë i përsosur” –thotë ia për mediat e shtetit fqinj. Pas ngjarjes nëna e fëmijës u arrestua, por me vendim të gjykatës ajo u la e lirë.

Prindërit e fëmijës shqiptar jetonin në fshatin Arvi gjatë viteve të fundit. Sipas banorëve të zones, janë njerëz të shkëlqyer që kujdesen për familjen. Dëshira e tyre është që fëmija të prehet në Shqipëri, por vështirësitë ekonomike nuk e mundësojë këtë gjë. Megjithatë, në shkollën ku mësonte i vogli po bëhet një fushatë për mbledhjen e parave për të mundësuar që ceremonia e varrimit të bëhet në vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhen fondet për varrosjen e vogëlushit në atdhe

Momentet e fundit të 7-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det në Kretë!