MENU
klinika

"Të gjithë në Tiranë!"

Censi 2023: Sa banorë, për çdo qytet…

03.07.2024 - 17:10

Një e treta (1/3) e shqiptarëve ose 31.6% e gjithë popullsisë jeton në Tiranë. Këto janë të dhënat e Censit 2023 të cilat tregojnë se Qarku Tiranë numëron 758 mijë e 513 banorë. Rritja e popullsisë në kryeqytet rezulton se është e ndjeshme krahasuar me një dekadë më parë nga 26,8 për qind në 2011 në 31,6 për qind në 2023. Popullsia e qarkut Tiranë është rritur, më së shumti prej migracionit të brendshëm.

Kjo pasi shumë qytetarë nga rrethet e vendit kanë zgjedhur që të jetojnë në kryeqytet. Qarku që rendit në vend të dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 për qind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 për qind ndaj popullsisë gjithsej. Durrësi ndërkohë është pozicionuar në vend të katërt përsa I përket numrit të popullsisë me vetëm 9% .Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6 dhe 2,5 të popullsisë respektive.

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 për qind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 për qind në qarkun Kukës, deri në 0,7 për qind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.

POPULLSIA SIPAS QARQEVE

Tiranë 758,513 banorë

Fieri 240,377 banorë

Elbasani 232,580 banorë

Durrësi 226,863 banorë

Kukës 61,998 banorë

Gjirokastër 60,013 banorë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri