MENU
klinika

Çfarë ndodhi në tubimin e Trump

E PLOTË! Nga plagosja në vesh e ish-Presidentit, tek ekzekutimi i atentatorit!

14.07.2024 - 11:18

Komuniteti botëror është i tronditur nga atentati ndaj Donald Trump pasditen e djeshme, gjatë mitingut të tij parazgjedhor në Pensilvani.

Ish-presidenti amerikan ishte objektivi i të shtënave të cilat lanë pas një qytetar të vdekur dhe dy të plagpsur rëndë.

78-vjeçari Trump sapo kishte filluar fjalimin e tij kur u dëgjuan të shtëna.

Menjëherë kandidati republikan ka kapur veshin e djathtë, ndërsa fytyra iu mbulua me gjak.

Më pas ai pa dorën e tij me gjak dhe u ul në gjunjë përpara se anëtarët e Shërbimit Sekret të nxitonin rreth tij për ta mbrojtur.

Trump u rishfaq rreth një minutë më vonë, me kapelën e tij “Make America Great Again” dhe u dëgjua duke u thënë agjentëve “prit, prit”. Momentet tronditëse u kapën në video dhe foto që bënë xhiron e rrjetit.

Sulmuesi ka vdekur, sipas Shërbimit Sekret. Të dielën në mëngjes, FBI identifikoi autorin. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.

“Kam marrë një plumb që kaloi në pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë”, shkroi Trump në Truth Social pak më vonë.

“Po më rridhte shumë gjak”.

Ekipi i fushatës së republikanit tha se ai “është mirë” dhe tashmë është larguar nga spitali.

Ron Moose, një mbështetës i Trump që ishte në tubimin e fushatës, tha se dëgjoi katër të shtëna.

“Pashë që turma po bërtiste dhe më pas Trump u ul në gjunjë”, shpjegoi ai.

“Pastaj Shërbimi Sekret vrapoi dhe e mbrojti sa më shpejt që të mundej. Brenda një sekonde ata e mbrojtën atë”, shtoi ai.

Moos vuri në dukje se më pas pa një burrë duke vrapuar dhe duke u ndjekur nga agjentët me uniforma ushtarake.

Ai dëgjoi të shtëna të tjera, por nuk është i sigurt se kush i qëlloi.

Ai theksoi se deri atëherë snajperët kishin zënë pozicione në çatinë e magazinës pas skenës.

BBC intervistoi një burrë që pretendoi se ishte dëshmitar okular i sulmit i cili tha se pa një burrë të armatosur me pushkë duke u ngjitur në çatinë e një ndërtese afër vendit ku po zhvillohej tubimi i fushatës.

Të shtënat duket se kanë ardhur nga jashtë perimetrit të sigurisë që kishte ngritur Shërbimi Sekret.

Reagimi i Biden-it

Sulmi ndodhi më pak se katër muaj para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, në të cilat Trump do të përballet sërish me presidentin Joe Biden. Shumica e sondazheve tregojnë se dy presidentët po përballen kokë më kokë. Presidenti amerikan komentoi në një deklaratë: “Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si komb dhe ta dënojmë atë”. Biden foli gjithashtu me Trump pas sulmit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!