MENU
klinika

Studiuesi zbulon detajet

“Mitsotakis do ta heqë ligjin e luftës”

10.07.2024 - 14:17

Studiuesi Agron Alibali ishte këtë të maretë i ftuar në një emision televiziv ku tha se tashmë është në dorë të Mitsotakisit heqja e ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas tij nuk ka asnjë arsye që kryeministri Mistotakis i cili vendosi një shtetas shqiptar në listën e partisë së vetë për në Parlamentin Europian, të mos heqë ligjin e luftës me vendin tonë.

“Tashmë topi hidhet në fushën e zotit Mitsotakis, ai është një politikan modern që paraqet idenë e një Greqie europiane. Nuk ka asnjë arsye që ta pengojë këtë gjë. Një kryeministër i cili një shtetas shqiptar e vendos në listën e partisë së vetë për t’i kandidat dhe për tu zgjedhur si euro parlamentare, nuk ka asnjë arsye që të mos ndërmarrë edhe veprimin tjetër shumë të rëndësishëm dhe themelor për marrëdhëniet miqësore dypalëshe për abrogimin të dekretit mbretëror të vitit 1940”,-tha Alibali.

I pyetur se përse politika shqiptare u vonua kaq shumë ai tha:

“Politika shqiptare mesa kam unë parasysh gjithmonë e ka pasur këtë gjë në qendër të vëmendjes, që me qeverinë e Enver Hoxhës, Berisha gjithashtu e ka ngritur këtë çështje, zoti Rama e ka ngritur si çështje që në momentet e para të mandatit të tij si kryeministër, kjo ka qenë në vijimësi, por nuk është mirëpritur nga pala greke”,-tha studiuesi