MENU
klinika

"Veto, Tiranës!"

Pendohet ish-kryeministri grek, Samaras

02.07.2024 - 11:40

Ish-kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras ka mbajtur këtë të hënë një fjalim të fortë kundër qeverisë dhe kryeministrit aktual Qirjako Mitsotakis.

Gjatë një eventi për prezantimin e librit të Manolis Kottakis, “Dosjet sekrete të Karamanlisit”, Samaras nuk ka kursyer sulmet e ashpra ndaj Mitsotakis, për dështimet në politikën e jashtme ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

“Po i hamë turpet njëri pas tjetrit, nga shqiptarët, te shkupjanët dhe turqit”, tha ai duke iu referuar politikave të jashtme Mitsotakisit që shpesh janë konsideruar sit ë dështuara apo të gabuara kundrejt vendeve të sipërpërmendura.

Qeveria greke nuk ka pranuar të komentojë rreth deklaratave të Samaras, duke thënë se nuk i komenton deklaratat e ish-kryeministrave.

Samaras i ka kërkuar Mitsotakisit të ndryshojë menjëherë politikën e jashtme duke i vënë veton Shqipërisë, duke u shkëputur nga Marrëveshja e Prespës me Maqedoninë e Veriut dhe duke “rishikuar” miqësinë me Turqinë.

“I bëj thirrje kryeministrit të vendosë menjëherë ndryshimin e politikës së jashtme. Të kthehen në depozitat historike të Fraksionit. Të vërë veton ndaj Shqipërisë. Të përgatitet, nëpërmjet krijimit të një grupi të fortë ligjor dhe politik ekspertësh, shkëputjen nga Marrëveshja e rrezikshme kombëtare e Prespës. Të ushtrojë, si Bullgaria, veton në çdo hap të Shkupit, papërgjegjshmërinë e të cilit duhet ta denoncojmë kudo, të rishikojmë plotësisht “Miqësinë” me Turqinë se nuk jemi të shantazhuar, të kërcënuar dhe të frikësuar Ka kufij!

Prandaj nuk ka asnjë rast të një tërheqjeje dhe poshtërimi të ri kombëtar, me “Prespenë e Egjeut”! Ne nuk jemi një komb i mundur. Jemi një vend krenar me besim në liri, me vetëmohim dhe krenari Kombëtare! Grekët nuk janë një turmë e kompromentuar, ne jemi Patriotë”, deklaroi ai.