MENU
klinika

Vilat e Berishës dhe Metës në Lalz

Spahiu: Shkatërrimi i bregdetit filloi kur “Fshatrat turistikë” u shitën si apartamente

24.07.2024 - 12:58

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur mbi investigimin lidhur me vilën perandorake të Sali Berishës në Gjirin e Lalzit. Ndalur në lejet që Berisha ka dhënë për ‘Lura sh.p.k’ për ndërtimin e vilave luksoze, Spahiu thotë se shkatërrimi i bregdetit nisi në vitin 2006, kur fshatrat turistike u shitën si apartamente.

Fillimisht Spahiu thotë se destinacioni i zonës në Gjirin e Lalzit ku janë ndërtuar vilat luksoze, u ndryshua nga fshatra turistikë në zona rezidenciale.

“Ai regjim politik shkatërroi turizmin në Shqipëri, nëse i referohemi atyre vendime të zhvilluara deri në 2013 kur Berisha u largua nga pushteti, tregojnë një fenomen të tmerrshëm, të gjithë këto fshatra turistikë, kur janë dhënë fillimisht, janë dhënë me objektin e zhvillimit të fshatrave turistikë ku do zhvillohej hoteli për truizëm si në Antalyia.

Çfarë ndodhi këtu. Mblidhet qeveria herë pas here dhe këtyre klientëve që s’kishin kapacitet për të ndërtuar një kasolle iu dha mijëra tokë e hektarë në bregdet pronën e të tjerëve që s’ua kthente, ndryshoi destinacionet nga fshatra turistikë në zona rezidenciale. Në fillim s’kishin të drejtë ti shisnin për apartamente, se ideja ishte për resorte.

Duke qenë se gjeten ca çapaçulë që s’kishin kokërr leku, iu dha mundësi që ata të ndërtonin me lekët e popullit. Nuk ndërtonin sot hotele e resorte dhe ndërruan destiancionin nga fshatra turistik në rezidenca. S’u bënë turizëm elitar dhe perspektiv. Këta u futen vetë me qelizë breg nga cëri në jug, me fom merre tokën e tjetrit grabite”, tha Spahiu.

Spahiu shtoi se Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij. Spahiu i referohet deklaratës së Metës, se duhej helikopter për të shkuar në fshatin që u shndërrua me vila turistike, ku vetë Berisha e Meta kanë vilat e tyre.

Madje fshati turistik më luksoz i Durrësit u pajisu me një rrugë të re të shpejtë të financuar nga qeveria e Partisë Demokratike.

“Del Meta thotë aty ishte kënetë prandaj përdora helikopter. Këta e ngritën në sistem që piketojnë ku i duhet investime për qëllimet e veta, atje shkojnë rrugën urën, tunelin. Ndërton sistem me legjislacion, vendime qeveria që ta kamuflosh nesër që veprimet e tua ti konsiderosh ligjore. Grabitjen e pronës dhe privatizimin këta e konsiderojnë ligjore, kanë vënë parlamentin në dobi të interesit personal”, tha Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spahiu: Shëndetësia s’ka qenë prioritet i asnjë qeverie

“Enver Hoxha ndërtoi më shumë spitale publike se Berisha, Meta e Rama bashkë”

Kreshnik Spahiu paralajmëron lajme tronditëse

“Dy politikanët që do u pritet “koka” nga SPAK”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!