MENU
klinika

Rama ndan pamjet e autostradës së re

“Thumanë – Kashar, kartëvizita europiane e Korridorit Blu”

01.07.2024 - 11:42

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke përshëndetur ndjekësit me pamjet e rrugës së inaguruar një ditë më parë Thumanë – Kashar. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare, e cilëson atë kartëvizitën europiane të Korridorit Blu të Shqipërisë 2030.

“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartëvizita europiane e KORRIDORIT BLU të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.

Autostrada Thumanë-Kashar u hap për qarkullim një ditë më parë. Vepra infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu”, është e para e Kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri.

“Thumanë – Kashar, kartëvizita europiane e Korridorit

Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometër në orë.

Vepra infrastrukturore, që nis nga Thumana e që lidhet me autostradën Tiranë-Durrës, është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!