Partia Demokratike ka nisur procesin për zgjedhjen e drejtuesve politikë, ku ka caktuar Ervin Salianjin si drejtues në qarkun e Elbasanit.
PD ka nisur zyrtarizimin e emrave që do të drejtojnë fushatën e 2025. Elbasanin, ku fushatën në 2021 e drejton Gazment Bardhi PD ia beson deputetit demokrat Ervin Salianjit. Salianji që në 2021 drejtoi fushatën në disa zona të Korçës dhe në 2023 drejtoi fushatën në bashkinë e Kavajës, ku edhe fitoi është parë si emri për të drejtuar qarkun mbase më të ndjeshëm për demokratët, duke patur parasysh përplasjen me pasojë 1 viktimë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të kaluara.
Gazment Bardhi po mendohet të drejtojë qarkun e Fierit, por kjo ende nuk është vendosur. Ndërkohë më herët, PD caktoi Luçiano Boçin në Shkodër si dhe Ina Zhupën e Bujar Leskajn në Vlorë. Tirana do të ketë disa drejtues politikë.