MENU
klinika

Zgjedhjet në Bashkinë Himarë

KQZ miraton sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen!

20.07.2024 - 13:54

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë – Miratohet sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.

Nga përpunimi i të dhënave të listës përfundimtare të zgjedhësve marrë nga DPGJC në zgjedhjet e datës 04.08.2024, rezulton se në Bashkinë Himarë numri i zgjedhësve është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit është 36 QV. Referuar pikës 4, të nenit 97, të Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024, duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, është 23.535 fletë votimi.

Gjithashtu, caktoi masën e shpërblimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të ZAZ-së nr. 88 dhe masën e shpërblimit për operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese;

1. Kryetari dhe zv.kryetari i KZAZ-së, në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë;

2. Sekretari i KZAZ-së, në masën 47.500 (dyzet e shtatëmijë e pesëqind) lekë;

3. Anëtari i KZAZ-së, në masën 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë;

4. Kryetari i KQV-së, në masën 4.000 (katër mijë) lekë;

5. Anëtari dhe Sekretari i KQV-së, në masën 3.500 (tre mijë e pesëqind) lekë;

6. Anëtari i GNV-së, në masën 6.000 (gjashtë mijë) lekë;

7. Operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese në QV, në masën 5 000 (pesëmijë) lekë.

Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nëse dënohet nuk do të jetë kandidat, por nëse merr një leje…”

Mediat greke parashikojnë 3 skenarë për çështjen “Beleri”


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë