Fotaq Zaharia ndërroi jetë mëng]jesin e kësaj të hëne në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.
I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar.
Por kush ishte Fotaq Zaharia, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i Vlorës?
Zaharia është cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarjeve me armë që kryente. Zaharia, në kohën kur ka qënë i lirë ishte kthyer në tmerin e Vlorës, por prokuroria arriti ti provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë Gentian Musabelliut.
Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi “arrest në burg” të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si “vjedhje” dhe “rrëmbim personash me qëllim përfitimi”.
Vitet e fundit, Zaharia për shkak të probleme shëndetësore që kishte shfaqur kishte mbetur edhe i paralizuar, ndërsa lëvizjet e tij në ambientet e burgut ishin me paterica.
Dikur Fotaq Zaharia ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, ku atij i duhet të deklaronte të gjithë pasurinë e tij dhe nëse kjo pasur ishte vënë në mënyrë të ligjshme apo jo.
Vitet e fundit, Fotaq Zaharia kishte bërë edhe rekurs në Gjykatën e Lartë ku kishte kërkuar lirinë, me argumentin se problemi që kishte me këmbën dhe ndërhyrja që kishte bërë në të po i rrezikonte jetën.