MENU
klinika

Avioni rumun ‘Spartan’ izoloi vatrat problematike

Qindra forca në terren për zjarret, “Mbrojtja” raporton situatën

18.08.2024 - 11:44

Ministria e Mbrojtjes raporton se gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend ka shënuar një përmirësim të dukshëm, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të strukturave operacionale të sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror.

Nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe po monitorohen vazhdimisht nga ekipet tona në terren.

Aktualisht vijon të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë.

Në operacionet e fundit, kanë marrë pjesë 307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektive nga polica e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 shërbimi pyjor, dhe 151 vullnetarë.

Gjithashtu, ndihma e avionit Spartan nga Rumania ka qenë e rëndësishme për izolimin e vatrave problematike.

“Në këtë periudhë të favorizuar nga temperaturat e larta, ftojmë të gjithë qytetarët dhe veçanërisht fermerët të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri pranë autoriteteve përkatëse. Theksojmë se ndezja e zjarreve përbën një vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit. Autorët e këtyre veprave do të mbajnë përgjegjësi të plotë për rrezikun që i shkaktojnë jetës së qytetarëve, pronës, mjedisit dhe vlerave tona kulturore”, njofton Ministria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!