MENU
klinika

Gati indeksimi vjetor

Si do të realizohet rritja e pensioneve me ndryshimin e fundit

15.08.2024 - 14:56

Eksperti i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka komentuar një raport të fundit të Bankës së Shqipërisë, ku 60% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot shpenzimet e papritura mujore si trajtimin e sëmundjeve apo faktor të jashtëm që ndikojnë në ekonomi. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka folur edhe për pensionet. Teksa foli për varfërinë në Shqipëri, sipas tij vendi ynë nuk i afrohet sot as shifrave të Kosovës e vendeve rreth e qark. Sakaq, eksperti i ekonomisë miratimin e qeverisë për indeksimin e pensioneve për rritje të vlerës do të përdor indeksimin e shportës së ushqimeve dhe barnave, nuk e konsideron si diçka pozitive pasi shprehet se çmimet e ushqimeve vihen të pakontrolluara nga qeveria e si të tillë nuk sigurohet një pension dinjitoz për mbulimin e shpenzimeve mujore.

Hoxha, nga ana tjetër thotë se deri tani nuk ka një vendim qeverie a projekt sesa do të rritet konkretisht vlera e pensionit por në buxhetin e miratuar në vitin 2023 për 2024, të miratuar në përllogaritje rezulton se me 3 muajt e mbetur (tetor, nëntor, dhjetor), pensioni rritet për secilin muaj mesatarisht 5700 lekë në total e përkthyer për çdo muaj 1910 lekë të rinj.

-Banka Shqiptare raporton se 60% e familjeve shqiptare nuk mund të përballojnë shpenzimet e papritura por parë kjo situatë në një prizëm më të gjerë te pensionistët ku janë dhe kategoria ku ndër vite qeveritë nuk iu kanë dhënë fokusin e nevojshëm ndonëse është më me madhe në numër. A mendoni se pensionistët arrijnë dot të përballojnë shpenzimet mujore të shportës në ushqime dhe banra, pa marrë parasysh shpenzimet e tjera pa ndihmën e remitancave të ardhura nga fëmijët apo të afërmit e tyre emigrant?

Mos përballimi i shpenzimeve të papritura, si të shtruarit në spital nga familjet shqiptare, ky është një problem jetësor sepse shërbimin në spitalin shëndetësor nuk e merr dot në kohë për shkak se shtrimet apo vizitat janë me grafik dhe i bie radha qytetarit të bëj vizitën pas 2-3 muajsh, kur t’i jetë caktuar. Ndërkohë nga ana tjetër shpenzimet në spitalet private arrijnë deri në vlerën 15-20 mijë euro. Një tjetër gjë që parashikohet është sigurimi i banesave ose të pasurisë në përgjithësi por në kulturë të pamjaftueshme nga shqiptarët për sigurimin e banesës apo të jetës, mund të ndodhen për faktorëve të jashtëm që nuk mund të përballojë dot, si p.sh. nëse i bie një zjarr në banesë. Apo edhe rastet kur përballen me dëmtime të shumta shëndetësore në punë, si humbja e gjymtyrëve apo duke lënë jetim fëmijët e tyre duke rënduar kështu situatën ekonomike duke lënë familjarët të pambrojtur. Fakti që 60% e familjeve që nuk mund të përballojnë shpenzimet e papritura, tregon se shumica më e madhe e familjeve janë në fukarallëk dhe punojnë sot për sot dhe nuk mund të krijojnë dot rezerva të tilla ose duke konsumuar rezervat të marra nga burime të ndryshme të punës e pasurive që disponojnë.

Ndaj nuk iu mbetet gjë tjetër që të lënë mënjanë nga paratë e pagave për shpenzimet e papritura. Pavarësisht nga përpjekjet që të përballojnë shpenzimet e tyre, në raste të rënda të fatkeqësive, shqiptarët në natyrën e tyre përpiqen që t’i ndihmojnë por fakti që janë 710 mijë pensionistë, të barabartë me 1-3 e popullsisë që është gjendje në Shqipëri dhe pensionet janë në nivel mizerabël, në kufirin e mbijetesës, që nuk i afrohen as 50% me vendet më të varfra që na rrethojnë si Kosova, Maqedonia, Bullgaria, tregon që vendi ynë nuk mund të përballojë shpenzimet e fatkeqësive normale. Për të përballuar këto shpenzime, shteti duhet urgjentisht të nxjerr minimumin jetik, për të mbrojtur shtresat në nevojë. Nga ana tjetër dhe qytetarët e tjerë të kenë mundësinë për të bërë një sigurim për të krijuar garancinë për gjëra që nuk parashikohen dhe që janë jashtë jetës normale, si fatkeqësitë.

-Indeksimi i pensioneve do të realizohet në muajin tetor dhe si indeks do të përdoret jo inflacioni, por indeksi i çmimeve të konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve. Përfitimet ne këtë rast do te jene më të mëdha, apo me të vogla? Mund të flisni me shifra? A është një lajm i mire ky për pensionistet?

Me ligj parashikohet që çdo vit të bëhet indeksimi dhe një rritje të pensioneve, por siç duket vitet e fundit ka ndikuar edhe politika ku bëhet indeksimi i pensioneve. Themi indeksim pasi ka të bëj vetëm me barazimin e inflacionit. Ndërsa, rritja e pensioneve është një shtesë mbi inflacionin, një përqindje më e madhe se kjo dhe i nxjerr pensionistët më të mbrojtur ndaj rritjes së çmimeve të tregut. Çmimet e tregut dihet si janë rritur dhe janë të pakontrolluara nga qeveria nëpërmjet instrumenteve që ka. Kjo e fundit të bëjë mirë indeksimin e çmimeve të shportës për të caktuar inflacionin. Në këtë mes, unë e shikoj të zymtë, sepse një pension që të jetë dinjitoz duhet të rrethohet në Europë, aty ku duam të shkojmë. Në mënyrë që të përballojnë të gjithë shpenzimet e domosdoshme. Në rastin konkret, diskutohet me ligj dhe sipas buxhetit të shtetit të miratuar në vitin 2023 për 2024, për pensionistët, është parashikuar një fond për shpenzimet e gjelit të detit e barabartë me 5000 lekë, rreth 710 mijë pensionistë dhe një indeksim për pensionet, nëse futet edhe rritja që do ta shikojmë kur të dalë me vendim.

Deri tani nuk kemi një shenjë të tillë që të kemi mundësi të lexojmë nga një vendim qeverie a projekt se sa do të jetë rritja e pensioneve por me këtë buxhet që ka, me 3 muajt e mbetur (tetor, nëntor, dhjetor), që me buxhetin që ka miratuar qeveria, pensioni rritet për secilin muaj mesatarisht 5700 lekë në total e përkthyer për çdo muaj 1910 lekë të rinj. Kryeministri Edi Rama është shprehur para gjashtë muajve që do të ketë një rritje dinjitoze të pensioneve, do të thotë që të jetë rritja të paktën me dy shifra e jo me 6% e 8.2% vitin e fundit. Dy faktor që mbështeste rritjen dinjitoze nga ana e qeverisë, si nafta e Shpiragut që kur të dalë, me të ardhurat e saj ne do të rrisim pensionet në mënyrë dinjitoze apo nëpërmjet një takse që do i vendos të gjithë hidrocentraleve private që të paguar një kuotë të caktuar dhe kjo shumë do të shkojë për interesin e pensionistëve. Kryeministri minimalja duhet të mos heshtë dhe të jap llogari dhe informacione se kur do të rriten pensionet dhe të mos lërë në dorë të atyre që e quajnë veten ekspertë që të mos shprehen për gjëra që nuk iu takojnë, pasi flasin pa u publikuar ende shifrat e miratuara. Dhe me të drejtë pensionistët pyesin në çdo kohë se kur do të rriten dhe sa do të rriten pensionet pasi kjo do të thotë që qeveria iu tregon bukën e gojës dhe nuk ua jep dhe luan me fatkeqësinë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti 'zbardh' skemën e re që do përdoret

Çfarë do ndodhë më 1 tetor me pensionet