MENU
klinika

Kur do të nis

Agron Llakaj sjell shown më të ri të humorit “PaPare Najt”

27.09.2024 - 13:00

Aktori i humorit shqiptar dhe shumë i dashur, Agron Llakaj pas fatkeqësisë që i ndodhi ka rigjetur forcën të kthehet sërish para publikut që e ka duartrokitur fortë prej vitesh. Ai sapo ka njoftuar se shumë shpejtë për të gjithë do të vijë në ekranin e Vizion Plus me shown më të ri të humorit.

“PaPare Najt” do të quhet show që do të startojë në televizion më 12 Tetor dhe do të transmetohet çdo të shtunë mbrëma. Me një kast aktorësh të cilët i kemi parë edhe herë tjetër në bashkëpunim me Agron Llakajn me siguri do të jetë show që do të mbaj të mbërthyer fortë publikun.

“PaPare Najt”..,fillojmë së shpejti këtë show të ri humori, me entusiazëm, shumë punë dhe dashuri! Prej 12 Tetorit, çdo të shtunë në orën 21 në Vizion Plus”, ka shkruar Agron Llakaj në instagramin e tij.

Kjo nuk është një periudhë e lehtë për Gonin pasi vetëm pak kohë më parë bashkëshortja e tij e shtrenjtë Kostandina, u nda nga jeta në një moshë shumë të re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë duhet të dini nga filmi i ri “Wolfs”

Kimia e George Clooney dhe Brad Pitt nuk zhgënjen kurrë!

"Ai dëshiron të bëjë muskuj dhe “lifting” në fytyrë"

Aktori i njohur po planifikon të kryeje ndërhyrje plastike!

Këngëtarja kurorëzon dashurinë me partnerin

Lana Del Rey, zyrtarisht grua e martuar!