MENU
klinika

Zyrtari gjerman zbulon skenarin e Rama-Vuçiç

““Ballkani i Hapur” u krijua për të anashkaluar Kosovën”

14.09.2024 - 15:06

Gjermania pranon edhe zyrtarisht se nisma Ballkani i Hapur, e krijuar me iniciativën e Serbisë dhe e mbështetur verbërisht nga Edi Rama, ka pasur për qëllim anashkalimin e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ai ka shprehur shqetësim se nëse Samiti i Berlinit, që do të mbahet më 14 tetor, dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas Sarrazin, kjo nismë është krijuar për ta anashkaluar Kosovën.

“Nëse ky samit nuk mbahet, nëse nuk sigurohet tregu i përbashkët rajonal, dhe plani i madh i Komisionit Evropian që të ketë sukses dhe një gurthemel i kësaj do të jetë samiti më 14 tetor në Berlin, sigurisht që menjëherë vjen Ballkani i Hapur. Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën.

Ne, kemi filluar të punojmë ashtu që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Duhet të ecim përpara, nuk mund ta lëmë gjithë rajonin që të presë për këtë bashkëpunim.

Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal dhe nuk mund të ketë sukses Procesi i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as tonin”, është shprehur Sarrazin për RTK.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në samit është e rëndësishme për të garantuar që vendi të ketë të drejta të barabarta në tryezën e bisedimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fortë e të dërguarës së Gjermanisë

“Ballkani i Hapur të mos dublojë procesin e Berlinit”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!