MENU
klinika

Nga Mero Baze

Bilanci i paqes së Berishës me PS është më i rëndë se bilanci i luftës me të

28.09.2024 - 21:40

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do t’i japë fund paqes në Kuvendin e Shqipërisë duke rikthyer skenat e vitit të kaluar. Nuk e kanë saktësuar nëse do përdorin flakadanë apo gaz lotsjellës, por do jetë diçka e tillë.

Si shkak formal po shërben arrestimi i deputetit Salianji dhe marrja i pandehur i kryetarit të tyre Sali Berisha.

Përpara se të ndjehemi të shqetësuar pse po rikthehet anormaliteti në Kuvend, duhet që PD dhe Berisha t’iu shpjegojë demokratëve se çfarë fituan nga normaliteti që “rikthyen”.

I gjithë “normaliteti” i tyre ka qenë një aksion i përbashkët i Damian Gjiknurit me Gazment Bardhin, gjatë vizitës në SHBA tek “Mëngjesi i Lutjeve”, për mënyrën se si t’i impononin Gazment Bardhin PD-së dhe si të përkëdhelnin Berishën si njeri që do ta pranonte dhe PS, kundrejt lëshimeve për Kodin elektoral dhe amnistinë.

Dhe plani funksionoi perfekt.

Nëse ka ndonjë politikan që socialistët duhet të shpërblejnë për mënyrën se si përdori komplekset e izolimit ë Berishës për të bërë atë që donin socialistët me Kodin electoral, është Damian Gjiknuri. Ai i dha krah Gazment Bardhit gjatë vizitës informale në SHBA, u deklarua se Berisha është shumicë në PD, krijoi një klimë besimi te aksioni i tij pro Berishës, arriti të integrojë Bardhin në PD, dhe pastaj të korrë frytet e aksionit të tij, duke miratuar kodin elektoral, pikë më pikë siç e donte PS.

I vetmi nder që i bënë Berishës ishte që 30 për qind të listës t’ia linin të mbyllur, pasi ai ishte i ndërgjegjshëm që aq do merrte. Kështu që nuk ka telashe me listën e hapur.

Pasi gjithe kjo përfundoi, pasi socialistët morën çfarë deshën nga paqja me Berishën, pasi Gazment Bardhi u rikthye në shtëpi dhe u bashkua me ta në diversitet, jeta vazhdoi normalisht dhe Salianji shkoi në burg, Berisha është në prag të burgut së bashku me Metën dhe disa socialistë të tjerë të rëndësishëm janë nën hetim.

Drejtësia nuk ka punë fare me lojërat politike të PS dhe PD, dhe vazhdon punën e saj.

E gjithë paqja iI shërbeu socialistëve të miratonin ato që deshën.

Tani më shumë se paqja, dhe atyre u shërben ky anormaliteti. E kanë më lehtë pasi mblidhen pesë minuta, ngrejnë dorën, miratojnë ligjin e vazhdojnë punën.

Tani këta demokratët që janë eksituar që do ndezin sërish fishekzjarrë, a janë gati t’u thonë demokratëve që po i kërkojnë të dalin rrugëve se çfarë fituan nga paqja me socialistët?

Damiani për shembull është në gjendje t’u thotë socialistëve çfarë fituan nga përkëdhelja e Berishës. Vetëm me një të përkëdhelur të sedrës së tij ai shiti Kodin elektoral dhe gjithë betejën elektorale të PD. Tani me këtë përpjekjen për të bërë si radikal, thjesht do të mbulojë atë që në fakt e ka shitur me kohë, humbjen e betejës elektorale.

Nuk është se ka për t’i kërkuar njeri llogari dhe po nuk e justifikoj, pasi deri atëherë ndoshta është dhe në burg. Do që të thotë se humbëm duke luftuar me socialistët.

Në fakt humbi nga paqja me socialistët, jo nga lufta me ta. Shiti gjithçka, duke u tallur nga socialistët që bëjnë sikur e pranojnë për udhëheqës të opozitës. Ai ju duhet për të qëndruar në pushtet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!