MENU
klinika

Nga Mero Baze

Çfarë i çmend njerëzit e Berishës tek krahasimi me 97?

10.09.2024 - 21:43

Edi Rama I ka futur me lehtësi kundërshtarët e tij në spiralen e një debati të padobishëm për ta, duke u kujtuar rezultatin e vitit 1997.
Nuk besoj se e ka menduar kaq gjatë sa po e stërhollojnë kundërshtarë e tij, pasi ndoshta ka dashur vetëm tu kujtoj numrat e tyre më 1997, por me sa duket ka shkaktuar një dramë më të madhe.

Drama ka të bëj jo thjesht me numrat, por me pafuqinë e tyre përballë një rebelimi popullor I cili degradoi dhe në dhunë.
Shikoj shumë figura të larta të PD që kanë tre ditë që nuk e heqin nga goja vitin 1997, herë si viktima të tij e herë si “luan” të atij viti.
Madje ka dhe kërcënime serioze të tipit që “çdo shqiptar do mbaj përgjegjësi nëse i hap rrugë këtij skenari”.

Po përse u ka trazuar kaq shumë ky provokim I Edi Ramës?

Nuk është çështja e rezultatit. PD nga vitit 2013 I është afruar disa herë vitit 1997. Madje më 2019 e tejkaloi se nuk mori pjesë fare.

Është çështje e pafuqisë së tyre në raport me ëndrrën që kanë për tu kthyer në pushtet ashtu si socialistët më 1997.

I gjithë ligjërimi I tyre politik në fakt mbështetet mbi një ëndërr 97-e. Gjithë kërcënimet e tyre, gjithë sjelljet prej të forti, gjithë obsesionet për rrëmbim armësh apo mosbindje civile kanë para syve vitin 1997, por këta të jenë në anën e kryengritësve.

I gjithë makthi I tyre është se si nuk arritën të bëjnë një herë dhe ata një gjë si viti 1997.
Dhe kjo vjen nga fakti se ata ende nuk e kanë kuptuar që vitin 1997, nuk e bën 40 vetë për të marrë pushtetin, por e bëri Sali Berisha që provokoi shoqërinë shqiptare.

Është normale pastaj që nga ajo kryengritje fituan kundërshtarët e Sali Berishës, por ajo nuk ishte një kryengritje në gotë, që erdhi nga kërcënime në penxhere apo nga molotov para bashkisë. Askush nuk kërcënoi para vitit 1997 se do bëhej një gjë e tillë. Ajo ndodhi prej zemërimit popullor, të vetmes energji që i mungon Berishës dhe PD.

Sali Berishës është zjarrfikësi real I çdo zemërimi popullor në Shqipëri, kur njerëzit mendojnë se çdo betejë e tyre shkon në favor të tij.

Ndaj ai dhe të tjerët poshtë penxheres, I çmend ideja që nuk kanë dhe ata një 97 të tyre dhe kërcënojnë duke thënë “mos guxoni të na e bëni si më 97”.

Dëshpërimi vjen pikërisht pse nuk do ketë më 97 dhe akoma më shumë se nuk do ta bëjnë dot ata. Është zemërim që vjen nga impotenca dhe jo nga fuqia.

Edi Rama e ka thjesht për numrat, por në fakt u ka zgjuar atyre dramën e vërtet që kanë për atë vit. Dramën që njerëzit I zbuan me dru nga pushteti .

Kanë kaq kohë që paralajmërojnë se do ta bëjnë dhe ata ashtu, por pafuqia për ta bërë, I vret më shumë se trazirat e atij viti. Për kaq po turfullojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!