MENU
klinika

Destabilizimi i Kosovës nga Serbia

“Dorëzimi i Radoiçiçit është gjunjëzimi Vuçiçit para drejtësisë”

09.09.2024 - 21:17

Në një situatë ku po rritet presioni nga të gjitha anët, për të vënë para drejtësisë Radoçiçin, strategjia presidentit serb Aleksandër Vuçiç është të heqë dorë nga shumë gjëra, por jo nga strukturat kriminale, që në pjesën më të madhe i shërbejnë për destabilizimin e veriut të Kosovës.

Për ekspertët e sigurisë që flasin për A2 CNN kjo u pa shumë qartë në aksionet që u ndërmorën për bllokimin e pikave kufitare.

“Politika Serbisë dhe Vuçiçit në vazhdimësi kanë për qëllim ta destabilizojnë veriun, këtë e pamë dhe gjatë fundjavës. Strategjia e tij është që të heqë dorë nga shumë gjëra, por e ka të vështirë të heqë dorë nga struktura mafioze si Radoiçiç, Veselinoviç e të tjerë, të cilët i qëndrojnë besnikë dhe i shërbejnë projekteve të tij”, tha Enver Dugolli, deputet i Vetëvendosjes.

Kurse ish-zëvendësministri i Brendshëm, Selam Shkodra, thekson për A2 CNN se Serbia nuk heq dorë nga politika agresive dhe kriminale ndaj Kosovës.
Shkodra pohon se “fati i Vuçiçit është i njëjtë me atë të Millosheviçit, dhe se nuk pret arrestimin e Radoçiçit nga shteti serb”. Ministria e Drejtësisë e Kosovës, deri më tani ka nisur dy kërkesa me anë të misionit BE-së për drejtësi, për arrestimin dhe sjelljen e Radoiçiçit për tu gjykuar në Kosovë për sulmin terrorist të 24 shtatorit. Por nuk ka marrë përgjigje nga Serbia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Politologu i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

“Lënia në liri e Radoiçiçit sjell presionin rus në Ballkan”

Bërnabiç: Kërkojmë drejtësi!

“Nuk e vranë serbët Ivanoviçin”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat