07.09.2024 - 12:46
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve mbrëmjen e sotme.
Në Pragë, duke nisur nga ora 20:45, kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me tri pikë, ndërsa sa u përket tifozëve të cilët priten të jenë të pranishëm në stadium, mësohet se do të jenë mbi 2 mijë tifozë ata që do të mbështesin ekipin kombëtar nga afër.
Ndërkohë, në orarin që do të nisë takimi, lojtarët do të luajnë në një temperaturë optimale, e cila do të jetë rreth 20 gradë.
Ndërkaq, për të gjithë tifozët e Kombëtares, kjo sfidë do të transmetohet në dy kanale, TV Klan dhe “SuperSport”. Përballja është përcaktuar të luhet në stadiumin “Epet Arena”, me kapacitet 18 887 vende.